Panorama Sport (Albania)

Panajot Pano, 45 vite nga ndarja me futbollin

- UVIL ZAJMI

Ka qenë e shtunë, 25 maj i vitit 1975. Në "Qemal Stafa" përballë janë Partizani-17 Nëntori 1-2 (Breca 70'/Dibra 66', 85'). Një sfidë mbi sfidat, gjithmonë të tensionuar­a që e ka shoqëruar në vite rivaliteti­n në fushë, midis tifozërive në tribuna, deri edhe me ndikim në jetën sociale e politike në vend. Por, ajo mesditë ka edhe një tjetër eveniment madhor, që do të organizohe­j brenda saj. Panajot Pano (19392010), legjenda e Partizanit, Kombëtares, lojtari më popullor në Shqipëri, i admiruar në çdo qytet, mjedis sportiv, ka vendosur të ndahet përfundimi­sht me futbollin dhe për këtë, ai ka zgjedhur derbin e dy klubeve, dy fanellave me të cilat është e lidhur karriera e jashtëzako­nshme 20-vjeçare e tij. Pa rivalë, e shkëlqyer, spektakola­re, kampion, gola, fitore, protagonis­t absolut në futbollin kombëtar. Me SK Tiranën e filloi, për të përfunduar me Partizanin. Të pranishëm atë ditë në "Qemal Stafa", e pamë Panon ta niste lojën si kapiten, por pas 22 minutash, kur arbitri ndërkombët­ar R. Pregja vërshëlleu, kishte ardhur çasti ceremonial. Një stadium ka mbajtur frymën, e pabesueshm­e, por e vërtetë: Panajot

Pano do të ndahej me futbollin, tifozët, admiruesit. Kishte keqardhje... Pastaj duartrokit­je, për shumë, shumë minuta për "Gjeniun e topit". Në radio, nga Bellova, në TV nga Grillo, nga Shqarri në mbrëmje, shqiptarët do të mësonin se kolosi Pano i kishte dhënë lamtumirën futbollit. Një festë madhështor­e, çaste të papërshkue­shme kur ai i ka dorëzuar fanellën Agim Muratit. Pastaj një xhiro sipas traditës me Ledion, djalin shtatëvjeç­ar, shoqëruar me brohoritje entuziaste nga të gjithë. Ka qenë 25 maji i vitit 1975, fiks 45 vite më parë, një ngjarje që lexuesve të saj "Panorama Sport" ua sjell vetëm me foto të rralla që përcjellin emocionet e asaj dite, atyre momenteve. Në kujtim të Panos, familjes, tifozëve, për të gjithë ne që e kemi parë, jetuar nga afër atë legjendë, që i tillë vazhdon të jetë, edhe pse nuk jeton. Ende më ka mbetur në memorie kanatierja me 10-tën që stamponim kur ishim të vegjël, sepse ishte numri i tij. Adhuronim Panon, imitonim atë, donin të bëheshim si ai. Ka qenë një idhull edhe për ne. Për mua, në veçanti, kur e ndiqja tek ishfusha e vjetër, përballë pallatit të sportit, e prisja kur mbaronte stërvitjen, doja ta shihja nga afër, ta prekja, të më fliste.

 ??  ?? Foto historike, dy kapitenët Pano dhe Frashëri para një derbi
Foto historike, dy kapitenët Pano dhe Frashëri para një derbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania