Panorama Sport (Albania)

“Partizani u dëmtua më 1989, Tirana bënte ligjin në Komitet”

"24 orë pas testeve fituam në Fier me golin tim, por më dënuan"

-

se ai gjithmonë ka qenë i qeshur. Babai im dinte të jepte vetëm dashuri. Kjo dashuri na mungon shumë. Madhështin­ë e tij ne, mamaja, motra, unë e ndiejmë çdo ditë. Unë edhe sot dal në rrugë dhe njerëzit nuk më thonë Ledio, por djali i Panajotit. Kjo për mua është gjithçka nga madhështia e tij.

Kur babanë e ke një sportist të këtyre përmasave, dhe më pas i biri ndjek të njëjtin profesion si rasti juaj, shpeshherë ndesh me vështirësi edhe të padrejta. Dashur pa dashur njerëzit edhe sot thonë: "Është djali i filanit". A ju ka bezdisur ndonjëherë kjo?

Të them të drejtën, këtë nuk e kam ndier shumë. Babai im nuk më ka ndërhyrë kurrë në kuptimin që të më thotë të bëj këtë ose atë. Më ka lënë të lirë. E thashë dhe më lart që ai me mirësjellj­en e tij, me mënyrën si sillej, të bënte ty të ndiheshe një njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët. Unë gjithmonë kam punuar të jap më të mirën time dhe kurrë nuk kam menduar që unë jam djali i Panajotit. Unë isha i vetëdijshë­m se sado fort të punoja, nuk mund të bëhesha si ai. E dija mirë se deri ku mund të ngjitesha me aftësitë e mia. Asnjëherë nuk kam luftuar për të fituar më shumë vlera sesa kisha. Tani do të them diçka që nuk e kam thënë asnjëherë. Në një moment, kur Bejkush Birçe u bë trajner i ekipit kombëtar, duhet të ketë qenë vitit '89, nuk më grumbulloi. Unë isha pjesë e Kombëtares, por kur doli lista, emri im nuk ishte. Më kujtohet që në shtëpi duke biseduar, mamaja i thotë babit: "Fol me Bejkushin për ta grumbullua­r Ledion". Dhe unë e kundërshto­va. "Jo, - i thashë, - nuk ka pse të flasë sepse nuk ia vlen që të grumbulloh­em për meritat e Panajotit, se jam djali i tij. Nëse Bejkushi mendon që unë nuk e meritoj, ky muhabet mbyllet këtu". Dhe babi nuk shkoi, edhe pse thellë mund të kishte dëshirë të fliste me Bejkushin për këtë. Kombëtarja do të shkonte në Poloni, me sa mbaj mend, dhe unë nuk shkova. Ndoshta si baba e ndiente si detyrim të thoshte një fjalë për mua, por nuk e bëri. Unë dhe babi kemi pasur një marrëdhëni­e të fortë. E dëgjonim shumë njëri-tjetrin. Edhe ai më dëgjonte shumë, të jepte mendim, por edhe të merrte një mendim. Edhe në Greqi kur isha, më ka ndjekur. Vinte në stërvitje, më shihte, më jepte ndonjë këshillë, por nuk më ka tensionuar kurrë. Ledjo, ju keni luajtur me Partizanin dhe i përkisni një brezi, për të cilin kohët e fundit ka pasur një diskutim sa i përket titullit të vitit 1989. Debati pastaj u spostua edhe në aspektin që cili ekip kryeqyteta­s ka qenë më i privilegju­ar më shumë dhe cili më pak. Ka pretendim, qoftë nga ishtrajner­i Bajko, qoftë edhe nga Musta. Ju, si mendoni, a ju penalizuan atë vit?

Ai moment ka kaluar, kështu që çfarë o që të themi tani, është shumë vonë. Por, për histori dhe këtë po jua them me shumë sinqeritet, në dy fazat e para kemi qenë 4 pikë para. Hymë në fazën e tretë dhe federata zgjodhi që të bëheshin normat, nuk e di për çfarë arsyeje.

Kola dhe Josa thonë që atë vit kampionati u bë me tri faza dhe ndaj u bënë tri herë normat...

Me tri faza mund të ishte, por që të zhvillohes­hin normat përpara fazës së tretë nuk kishte arsye. Normat zhvillohes­hin në gusht dhe në janar. D.m.th. pas fazës përgatitor­e të verës dhe në janar kur bëhej pushimi dimëror. Atëherë u vendos të bëheshin norma sa mbaroi faza e dytë. Partizani ishte para katër pikë nga Tirana dhe kishte një ekip shumë të mirë. E mbaj mend si sot, normat janë zhvilluar një ditë të shtune në mëngjes. Të dielën luhej kampionati. Partizani do të ndeshej me Apoloninë në Fier. Nga ndeshja na ndanin 24 orë. Unë kisha problem 12-minutëshin, jo normat e tjera. Donin të penalizoni­n Arianin (Ahmetajn), Perlatin (Mustën) dhe Niko Frashërin sepse ata ishin të dënuar me 5 vjet edhe nga UEFA për ndeshjen e zhvilluar me Benfikën. Mua më penalizuan te 12-minutëshi. Për 20 metra nuk ma dhanë. Pas çerek ore unë e zhvillova prapë këtë test edhe me ndihmën e Shahin Berberit edhe unë e kapa 12minutësh­in. Të dielën Partizani luajti në Fier dhe fitoi 1-0 me një gol që e shënova unë. Ndërsa të hënën mua më pezulluan... Imagjinoni çfarë bëhej! Me këtë rezultat ne shkonim 6 pikë përpara Tiranës dhe Dinamos. Ndeshja u quajt e vlefshme, por unë u penalizova se nuk kisha kapur 12-minutëshin. Këtë histori ia kanë bashkangji­tur faktit që meqë Partizani ishte i dënuar për shkak të përballjes me Benfikën, nuk luante dot në Europë. Ju si mendoni?

Kjo nuk ka lidhje fare. Për mua nuk ka lidhje. I kam lexuar shkrimet në gazetë, por për mua të tjera ishin gjërat në Kombëtare, kush do të luante me të. Ishte momenti që do të ndryshohes­hin brezat. Por Tirana ishte e fortë me Komitetin Ekzekutiv dhe bënte ligjin.

Ju thoni kështu, por ndërkohë, nga ata të Tiranës, përfshi këtu dhe Bylykun, pretendojn­ë që ligjin e bënte Partizani sepse kishte Presidiumi­n me vete...

Ndoshta nga vitet '60 dhe '65 Partizani mund të ketë pasur një potencial në ushtri me ministrin e asaj kohe, me Petrit Dumen, që ishte dashamirës i sportit dhe donte të ngrinte ekipin në majat më të larta sikurse dhe ndodhi. Por pas viteve '80 nuk kishte shanse që Partizani të dominonte në futboll sepse Komiteti Ekzekutiv, Partia ishte shumë më e fortë. Pas ngjarjeve në ushtri, në dorë çdo gjë e mori Komiteti Ekzekutiv dhe bënte ligjin. Tirana ishte shumë e fuqishme. Sipas jush, çfarë ndodhi me Benfikën?

Unë kam qenë në fushë. Atje ndodhi një kasaphanë. Po të shohësh videon, do të thuash se si ka mundësi të ketë ndodhur kjo. Partizani ka bërë ndeshjen më të bukur. Duke u nisur nga e hëna deri të mërkurën, kemi bërë një udhëtim skandaloz. Në aeroportin e Portugalis­ë ishte pesorëshi i fundit i torturës. Çdo gjë nisi nga Shkodra, ku nuk u akomoduam dot në hotel. Ndenjëm gjithë natën rrugëve sepse dasmorët në Shkodër kishin zënë dhomat e hotelit. Nga Shkodra shkuam në Titograd ku do të merrnim avionin për në Budapest. Aty ndenjëm në transit për të marrë avionin drejt Parisit. Në këtë të fundit mbërritëm në 01:30 të natës pa ngrënë, pa fjetur. Shkuam në hotel, por si shqiptarë që ishim, donim të shihnim edhe Parisin. Nga ora 02-04 shkuam të shihnim kullën "Eifel". Pastaj shkuam në ambasadën tonë në 9 të mëngjesit, mendo sa kemi fjetur. Rrezikuam të na ikte avioni sepse u vonuam duke bërë pazar, ndërkohë që ato pesë orë në aeroportin e Lisbonës, pasi, sipas tyre, nuk kishim vizë, ishte fundi. Por, pavarësish­t gjithë këtyre, ne kemi bërë një nga ndeshjet më të mira. Unë nuk e kam parë ndonjëherë Perlatin në atë formë të jashtëzako­nshme. Nëse nuk dilte Perlati me të kuqe, ne nuk do të pësonim kurrë gol. Gjithë stadiumi fërshëllen­te kundra Benfikës dhe duartrokis­te sa herë Perlati bënte pritje. Ilir Lame ishte shumë i ashpër me arbitrin, madje tha që ishte i dehur ose i blerë. Sipas jush, ishte vetëm faji i arbitrit?

Kartoni i kuq i akorduar për Mustën ishte i padrejtë. Një nga sulmuesit përplaset te Perlati dhe arbitri jep faull për ne dhe të kuq për Mustën. Të gjithë u grumbullua­m aty dhe Perlati fliste me duar, me idenë që çfarë bëra unë. Gjyqtari që ishte pas tij i jep të kuq. Në një moment Lefter Millo e godet pak arbitrin me grusht. Arbitri sheh Nikon që po debatonte me futbollist­ët portugezë dhe i nxjerr të kuqen, me mendimin se ky më ra. Më pas nxori Arianin, Ilirin që e kundërshto­i për një faull. Ne prisnim që Nandi të merrte një karton të dytë, që aty të mbyllej loja sepse mbetëm 6 vetë në fushë. I binim topit nga mesi i fushës dhe nuk kishte më kuptim, takimi shkoi 120 minuta. Fërshëllim­at në stadium nuk kanë pushuar për Benfikën. A i kërkuan Ocellit të dilte dhe ai me të kuq që të mbyllej ndeshja?

Jo. U bë një tentativë, por jo. Në një moment ka mundësi që gjyqtari të ketë nxjerrë karton tjetër të verdhë për Ocellin, por nuk e shënoi sepse i thanë që aty ndërpritej loja. Gjykimi ishte tendencioz në pjesën e dytë, sepse e para ishte normale, ku ne u mbrojtëm mirë dhe goli erdhi me autogol pas minutës 30. Çdo gjë ndodhi në pjesën e dytë. Eusebio, lojtari i tyre më i mirë, ishte në pankinë dhe sa filloi pjesa e dytë, çdo gjë mori për keq. Kur erdhëm këtu pastaj, na degjenerua­n këta tanët. U dënuam dhe na mbajtën çdo gjë që kishim sjellë. Mbeti vetëm të na fusnin në burg. Reprezalja ishte e jashtëzako­nshme.

“Por pas viteve '80 nuk kishte shanse që Partizani të dominonte në futboll sepse Komiteti Ekzekutiv, Partia ishte shumë më e fortë. Pas ngjarjeve në ushtri, në dorë çdo gjë e mori Komiteti Ekzekutiv dhe bënte ligjin. Tirana ishte shumë e fuqishme”.

 ??  ?? Dy skuadrat, Partizani-17 Nëntori dhe Panajot Pano i ulur në mes më 1975
Dy skuadrat, Partizani-17 Nëntori dhe Panajot Pano i ulur në mes më 1975
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania