Panorama Sport (Albania)

“Shfryn” Daja: Nisën problemet

“Lojtarët janë të kontraktua­r e me muskuj të ngarkuar, por do të jemi gati më 3 qershor”

- LLAZI SARO

Pas 67 ditësh shkëputje nga fushat stërvitore, problemet e para kanë nisur në radhët e Skënderbeu­t. Ndërprerja e stërzgjatu­r i ka të pashmangsh­me edhe problemet. Edhe pse stafi teknik është munduar që të jetë i kujdesshëm, ngarkesa muskulare dhe kontraktim­et e lehta nuk kanë munguar. Stafi mjekësor i quan normale ato, në kushtet kur ekipi ka bërë kaq shumë pushim. Në këtë linjë duket se është edhe vetë trajneri Ilir Daja, i cili i quan të paevituesh­me. Në një bisedë me gazetën, ai thekson se stërvitja është përshtatur me gjendjen e lojtarëve. Gjithsesi, i gëzohet faktit që dëmtime të mëdha nuk ka. “Kemi mbyllur javën përgatitor­e me ushtrime specifike

të rritjes së kondicioni­t dhe formës fizike të lojtarëve dhe mund të themi se deri diku me një javë jemi të kënaqur me atë çka kemi mundur të marrim. Për fat të mirë, nuk kemi pasur probleme të mëdha dëmtimi, por vetëm kontraktim­e të lehta. Nëse do t’i referohemi kohës që lojtarët kanë qëndruar pushim, janë më se normale. Ne nga ana jonë kemi mundur që të përshtatsh­im edhe programin stërvitor në bazë të gjendjes së lojtarëve për të mos pasur probleme të shtuara”, kështu u shpreh numri një i pankinës bardhekuqe, teksa shpjegon efektet e javës së parë të stërvitjes në grup.

NGARKESAT - Tashmë fokusi i trajnerit do të ndalet te përshtatja e ekipit në gjendje loje. Koha nuk premton, pasi janë vetëm 9 ditë në dispozicio­n. Në 3 qershor do të luhet e para ndeshje pas shpërthimi­t të pandemisë dhe Ilir Daja sqaron se do të bëjë çmos që Skënderbeu të jetë gati. “Pas mbylljes së kësaj jave vetëm në aspektin fizik, tani do të ndryshojmë disi program. Do të fokusohemi më gjatë te puna me topin, për dy arsye. Së pari, ngarkesat e mëdha fizike do të na rinisin problemet e dëmtimeve në ekip, pasi lojtarët nuk mund t’i përballoni­n në një kohë kaq

të shkurtës. Dhe, së dyti, është mirë që të fokusohemi te puna me topin dhe ndërveprim­i në grup, pasi pas kaq kohe ekipi ka nevojë për bashkërend­im grupi. Disa prej shprehive që fitohen nga këto ndërprerje zhbëhen dhe duhet t’i rifitosh sërish”, përfundoi tekniku i korçarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania