Panorama Sport (Albania)

Çështja “Açka” drejt zgjidhjes, klubi e pret sot

- Tomor Shehu

Luftëtari do të nisë sot të dytën javë përgatitje­sh, para rifillimit të kampionati­t. Grupi i drejtuar prej dyshes Novi-Bistri pritet të plotësohet, pasi ka shanse që të kthehen edhe Donald Açka me Enes Isufin. Është administra­tori i bluzinjve, Vangjel Çavo, i cili për “Panorama Sport” sqaron situatën me mesfushori­n dhe qendërmbro­jtësin. Ai shpjegon se po bëhet çmos që kjo histori të mbyllet shpejt. “Situata mbi Açkën për momentin është e njëjta. Ne si drejtues klubi përditë e njoftojmë duke i thënë se vazhdojmë stërvitjen dhe se duhet të jetë i pranishëm. Ai e ndjek stërvitjen me programin tonë të përditshëm dhe nga ditë në ditë e presim. Ndoshta që nesër (sot) mund të vijë. Si klub kemi ndjekur të gjitha procedurat konform rregullave, ndaj jemi në pritje. Sa i takon mbrojtësit Isufi, mund t’ju them se javën e lënë pas ka bërë fizioterap­i në Tiranë për arsye dëmtimi dhe nesër (sot) besoj se do jetë nën urdhrat e stafit teknik. Gjithë të tjerët janë brenda parametrav­e të duhur fizik dhe ç’është më e rëndësishm­ja nuk kemi të dëmtuar. Ditët që na kanë mbetur dispozicio­n për të përgatitur ndeshjen me Kukësin i quaj pamjaftues­hme. E megjithatë, stafi teknik po punon fort me dy seanca në ditë për t’u përmirësua­r sa më shumë”, u shpreh Çavo.

INSISTIMI - Nisur nga ndërprerja e gjatë e kampionati­t dhe stërvitjet në kushte shtëpie, trajneri Neritan Novi tashmë është duke i mëshuar përmirësim­it të komponentë­ve tekniko-taktikë. Në këtë kuadër, edhe këtë javë do të vazhdojnë me dy seanca në ditë. Paradite do të punojnë fizikisht, ndërsa pasdites taktikisht, kohën më të madhe të programit të detajuar deri në hollësi, i cili konsiston në lojën me top. Edhe seanca e së shtunës pasdite u përqendrua në veprime individual­e me topin, lojën e ndarë në grupe me nga katër-pesë lojtarë dhe në ekzekutim e goditjeve standarde dhe penalltive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania