Panorama Sport (Albania)

"Fiksimi" për trofe, Vila: Marr Kupën dhe shoh të ardhmen

- Zamir Qypi

Teuta është e gjitha e përqendrua­r te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionati­t po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati. Lojtarët janë të etur për të luajtur dhe këtë dëshirë do ta shfrytëzoj­në për të realizuar edhe objektivat sezonalë. Një gjë të tillë e thekson edhe Lorenco Vila, sulmuesi i talentuar i "djemve të detit". Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ai shpjegon se si kanë qenë stërvitjet në grup, por edhe planet për të ardhmen.

Lorenco, si shkoi java e parë e stërvitjes në grup?

E prisja me padurim ditën që do të zbrisnim në fushë, por tashmë shpresoj vetëm që ta kthehemi aty ku e lamë. Nuk ishte periudhë e lehtë ajo e karantinës, pasi shokët e ekipit i shikoja gjithmonë nga larg. Kemi kaluar gjithçka dhe i jemi rikthyer harmonisë si më parë. Jemi një grup i bashkuar dhe duam të arrijmë objektivat e klubit.

Kjo periudhë kaq e gjatë pa futboll sa do të ndikojë te futbollist­ët?

Ne jemi stërvitur në mënyrë individual­e, por nuk është e njëjta gjë si punosh në grup. Ushtrimet në kushte shtëpie më së shumti na kanë shërbyer për të ruajtur ritmin dhe evituar ndonjë dëmtim të mëvonshëm. Por që të përballosh ndeshje të forta, duhet t'i përgatitës­h në grup. Sidoqoftë, mendoj se do të jemi gati kur gara të rifillojë.

Kampionati rinis më 3 qershor, jeni "pro" kësaj date?

Për të gjitha ekipet dhe të gjithë lojtarët ishte e vështirë të qëndroje për 2 muaj pa luajtur. Sidoqoftë, tashmë kemi edhe 9 ditë në dispozicio­n për t'u përgatitur. Nuk na mbetet tjetër, veçse të japim maksimumin në fushë dhe të kapim formën para rifillimit. Sezonin e rinisni në transfertë me Laçit, si e shihini këtë duel? Do jetë pa dyshim ndeshje e fortë. Laçi është një ekip i mirë në kampionati­n shqiptar. Të gjitha ekipet janë aty-aty, edhe ato që janë në vendin e fundit. Nëse ne do futemi në fushë dhe do luajmë siç kemi luajtur me përqendrim, thjeshtësi dhe dublim, nuk besoj se do të kemi shumë problem. Duhet të shohim veten tonë, nuk duhet të merremi me kundërshta­rët.

Objektivat do të jenë të arritshëm?

Europa është synimi ynë dhe do të bëjmë të pamundurën për ta arritur atë, por e rëndësishm­e është që të marrim ndeshjet me radhë dhe të shohim deri ku mund të shkojmë. Të mos e harrojmë edhe Kupën e Shqipërisë. Edhe aty i kemi synimet tona, është një kompeticio­n që të çon në Europë me një rrugë më të shkurtër dhe mbi të gjitha të jep mundësinë që të ngresh trofe.

Të ardhmen e shihni te Teuta apo do t'ju shohim jashtë vendit?

Të mbarojë njëherë sezoni dhe pastaj është radha e kësaj historie. Unë dua të mendoj për atë që kemi përpara. Ta fillojmë dhe mbyllim kampionati­n ashtu si duam e më pas të shohim çfarë do të rezervojë e ardhmja. Gjithsesi, është kënaqësi që jam pjesë e Teutës. Këtu jam rritur dhe e kam pritur shumë gjatë këtë moment. Teuta është klubi me të cilin kam debutuar në Shqipëri. Do të bëhet ajo që është shkruar, gjërat e mira bëhen gjithmonë bashkë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania