Panorama Sport (Albania)

Apolonia, Sota bën llogari për 6 fitore

I cili dje mbushi 22 vjeç, është optimist për ngjitjen në elitë

- DERBI Bujar Rama

Dita e Fitër Bajramit ka përkuar dhe me një tjetër festë për Eljon Sotën, mbrojtësi i Apolonisë ka mbushur 22 vjeç dhe përmes rrjeteve sociale ka marrë urime të shumta nga stafi teknik dhe miq të tij. Një vit më i rritur si në kuptimin e moshës, edhe në aspektin sportiv. Titullari i bardhejesh­ilëve luan sezonin e katërt për Apoloninë, për të cilën numëron 6485 minuta në 74 ndeshje në kampionat e Kupë dhe 8 gola. Këtë edicion është i vetmi që i ka luajtur të plota të gjitha ndeshjet, çka tregon besimin e stafit dhe rëndësisë që ka Sota në formacioni­n fierak. Ai i jep më tepër siguri prapavijës së Apolonisë dhe portierit Harizaj, jo më kot fierakët kanë pësuar më pak se çdo ekip tjetër në Grupin B. “Kemi krijuar një grup të mirë, duke patur si bosht një numër të konsiderue­shëm lojtarësh të rinj, që kanë talent, dëshirë e përkushtim, - thotë Sota. - U bënë vite që shumica jonë luajmë bashkë dhe kjo ka sjellë konsolidim të ekipit. Kuptohemi lehtë me njëri-tjetrin dhe ndihemi mirë në këtë skuadër. Kemi zhvilluar një kampionat të jashtëzako­nshëm gjer tani, duke qenë një Apoloni pretendent­e. Mbetemi në garë në Kupë dhe në kampionat”.

- Sota nuk ka si të mos prekë ndeshjen e parë të Apolonisë pas rifillimit, që përkon me derbin ndaj Lushnjës. “Ka ende kohë deri në ballafaqim­in me lushnjarët. Pa dyshim që është një ndeshje e bukur, gjithmonë me rivalitet dhe e hapur. Lushnja është një kundërshta­r për t’u mundur, një ekip cilësor dhe me përvojë, kundër së cilës ke dëshirë të luash dhe të fitosh. Dihen vlerat e Apolonisë së këtij sezoni. Kemi forcën e grupit dhe motivimin për të ecur në rrugën e nisur. Do të luftojmë me të gjitha forcat që të rikuperojm­ë diferencën e pikëve me Pogradecin dhe të thellojmë shkëputjen nga Lushnja. Duhet të fitojmë përballjet direkte me këta kundërshta­rë. Kemi bërë mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë edhe këto 6 javë. Kjo është e vetmja mundësi për t’u ngjitur në Superligë”, thotë Sota, i cili sapo ka mbushur 22 vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania