Panorama Sport (Albania)

Taullahu: Kemi 3 muaj që presim derbin, festën në Lushnjë

- Alban Alushi

Lushnjarët nisin sot javën e dytë stërvitore në kuadër të rifillimit të sezonit. Për “Panorama Sport”, mesfushori qendror, Ledjan Taullahu, shprehet: “Kemi mbyllur një javë stërvitje dhe gjendja është shumë e mirë. Kontakti me fushën dhe stërvitja e organizuar na kanë rikthyer në punë dhe po mendojmë për ndeshjet tona, që të jemi në formën më të mirë. Kemi derbin me Apoloninë, që kemi 3 muaj që e presim. Shpresojmë ta nisim me rezultat pozitiv, që do të na shërbente shumë për ecurinë e fazës së “play off”-it”. Derbi luhet pa praninë e publikut dhe kjo gjë është në favor të Lushnjës, por ndeshje të tilla nuk kanë kuptim pa publikun, siç pohon Taullahu: “Është fatkeqësi që ndeshja do të luhet pa tifozë. Ne luajmë për publikun, mendojmë golin dhe fitoren për të dëgjuar zërin e tifozëve, ndaj është e trishtë të luhet me shkallë bosh, por kështu erdhën rrethanat. Festën do ta bëjmë në Lushnjë. Apolonia është një kundërshta­r për t’u marrë në konsiderat­ë, me lojtarë të mirë dhe punëtorë, por besojmë se përsëri do të fitojë eksperienc­a jonë”, u shpreh 34vjeçari. Vitet e fundit Lushnjës i ka ecur me Apoloninë, ku në tri sezonet e fundit nuk ka asnjë humbje për verdhejesh­ilët në derbi. Ata kanë 4 fitore dhe 2 barazime. “Kjo është gjendja e ekipeve. Lushnja ka qenë më mirë tri-katër vitet e fundit dhe ky është një favor psikologji­k. Çdo derbi ka kohën dhe veçantinë e vet, por kur ke përballë përsëri lojtarë kundërshta­rë që i ke mundur, morali mbetet i lartë. Kemi edhe tri javë kohë dhe besimi në ekip është shumë i madh”, përfundoi Taullahu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania