Panorama Sport (Albania)

Dosja “Tomori”, Gjata: Si më kërcënoi me burg Koseni

Një tjetër episod i finales së shumëpërfo­lur të Elbasanit

- EDI SPAHIU

Për humbjen e titullit të 2000-shit, në Berat nuk e kanë vetëm me FSHF-në, por edhe me Policinë e Elbasanit. Një nga protagonis­tët e finales së 28 majit në stadiumin e Elbasanit, ish-sulmuesi Edmond Gjata, tregon si e kërcënoi kryepolici Edmond Koseni në stol, duke i treguar burgun.

Mondi, si e kujtoi sezonin 1099-2000, kur i jeni afruar shumë titullit dhe e keni humbur në finale përballë Tiranës?

Kur kthehesh 20 vite pas dhe kujton atë sezon të madh që kemi bërë, detyrimish­t që keqardhja shtohet më shumë dhe aq më shumë kur flasim ne protagonis­tët e vërtetë në fushë. Ai kampionat la pas shumë dritëhije dhe koha po tregon se Tomori e meritonte plotësisht atë titull të mohuar padrejtësi­sht.

Pse padrejtësi­sht? Ju e kishit mundësinë ta fitonit titullin në një ndeshje shtesë në Elbasan?

Nuk është plotësisht kështu dhe as kaq e thjeshtë sa shtrohet pyetja. Sot po dëgjojmë lloj-lloj broçkullas­h që po flasin njerëz të ndryshëm dhe të gjitha janë justifikim­e të atyre zyrtarëve dhe drejtuesve të kundërshta­rëve tanë, të cilët kërkojnë të dezinformo­jnë opinionin. Është e qartë si drita e diellit, Tirana u ndihmua për ta fituar atë titull. Në tri ndeshje nuk fitoi dot me Tomorin

dhe dy prej tyre janë luajtur jashtë Beratit. Po kështu, edhe pse dy herë mori me vete gjyqtarin e saj të besuar, Bujar Pregjën, përsëri nuk ia doli. Për çfarë finaleje mund të flitet, kur ngarkesa emocionale bënte të vetën? Si mund të harrojmë presionin psikologji­k në

pistën e stadiumit para dhe gjatë ndeshjes dhe atë që u ndodhi tifozëve tanë? Po unë që u kërcënova nga Mond Koseni me burg? E paktë është kjo?

Çfarë ndodhi më konkretish­t Mondi?

Ishte momenti i zëvendësim­it tim në pjesën e dytë dhe kur u afrova te stoli ynë, më thirri nga tribuna qendrore tifozi ynë i njohur, Gori Mile. Unë i ktheva përshëndet­jen dhe në atë moment, pranë stolit tonë, i shoqëruar nga truprojat e tij, ka ndërhyrë Mond Koseni, i cili më tha: “Kthehu para dhe futu brenda,

s’ke punë të flasësh me tifozët në tribuna”. Unë iu përgjigja: “S’ka asgjë të keqe, ka ardhur nga Italia”. Po Koseni, me egërsinë e tij, vijoi: “Do futesh brenda apo të të marr dhe të plas në burg?” Nuk e prisja dhe nisa t’i thosha: “Kemi ardhur për të luajtur futboll dhe jo për burg”. Ishte ndërhyrja e shefit të klubit, Ismet Ajazi, që për momentin i dha fund debatit, duke më urdhëruar të ulesha në stol, sepse Koseni për pak sa nuk më preku me dorë. Kërcënimi i tij verbal ishte shumë i rëndë, një skandal i vërtetë.

 ??  ?? Gjata dhe Jupi para një ndeshje mes Dinamos dhe Tomorit
Gjata dhe Jupi para një ndeshje mes Dinamos dhe Tomorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania