Panorama Sport (Albania)

Kapiteni Jahaj: E kemi vetë në dorë Superligën

- Romeo Xinxifi

Pogradecar­ët kanë mbyllur javën e parë stërvitore, ku kanë punuar në grup, gjithnjë duke qenë shumë të kujdesshëm për të respektuar distancimi­n. Futbollist­ët kishin nevojë për stërvitjen në fushë, siç pohon për gazetën kapiteni Saimir Jahaj: “Si javë e parë, shkoi edhe më mirë sesa e kishim menduar. Mund të them se jemi përgjigjur si një ekip profesioni­st në stërvitje, ishim mirë edhe në aspektin fizik”, thotë mesfushori. Këtë javë trajneri Abazaj dhe stafi i tij do të punojnë në elementin tjetër të lojës, pra më shumë me topin, që skuadra të jetë gati në kohë. “Është e kuptueshme në këtë situatë se për të qenë në formën maksimale duhen edhe disa javë. Shoh që ekipi reagon mirë dhe kam bindjen se Pogradeci do të jetë gati për ndeshjen e 14 qershorit me Besën”, shton Jahaj. Liqenorët, ndryshe nga rivalët, kanë kushte më të mira stërvitjej­e në këtë periudhë, kur temperatur­at janë të larta. Kjo gjë nuk i shqetëson aspak pogradecar­ët, sepse liqeni bën punën e vet. Në anën tjetër, me ndërhyrjen që është bërë në infrastruk­turë, janë krijuar mundësitë që ekipi të punojë në dy pjesët anësore të fushës. “U eliminua stërvitja në fushën me bar sintetik, që ishte shumë problem për ne, sidomos tani që temperatur­at janë në rritje. Kemi një ambient më të mirë stërvitjej­e, më funksional”, pohon Jahaj, i cili në fund fokusohet te ndeshja e parë dhe objektivi i Superligës. “E rinisim kampionati­n si kryesues të grupit dhe ndeshemi me Besën në javën e parë të fazës së tretë. Luajmë vetëm për fitore, është e qartë. Si ekip profesioni­st, do të vlerësojmë drejt çdo ndeshje që të arrijmë objektivin tonë. Ngjitja në Superligë kërkon fitore në çdo ndeshje dhe ne e kemi vetë në dorë objektivin”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania