Panorama Sport (Albania)

Hansi Flik: Dominuam vetëm 45 minuta

-

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hansi Flik, ishte pjesërisht i kënaqur nga skuadra e tij, e cila fitoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Frankfurti­t të shtunën pasdite në një "Allianz Arena" të boshatisur. "Jam i kënaqur vetëm me pjesën e parë. Dominuam gjatë gjithë 45 minutave. David Alaba bëri një ndeshje të madhe ashtu si dhe Tomas Myler. Skuadra përfshihet e gjitha në fazën sulmuese dhe kjo më pëlqen", tha Flik. Por tekniku gjerman nuk është i kënaqur me dy golat e pësuar pasi rezultati ishte 3-0 për skuadrën e tij. "Nuk mund kurrsesi të pësosh dy gola të tillë në një hark kohor aq të shkurtër. Ne e dinim që Frankfurti ishte i rrezikshëm në goditjet standarde dhe sërish nuk i kushtuam vëmendje. Shpresoj që lojtarët të mësojnë shumë nga gabime të tilla". Ndërkohë, të martën në orën 18:30, Dortmundi do të presë në shtëpi kampionët e Gjermanisë. Një sfidë që pritet të konfirmojë pretendent­in kyresor për titullin kampion. Por për Flik, sfida me verdhezinj­të vlen vetëm tri pikë dhe asgjë më shumë. "Jemi në një pozicion komod, edhe pse do të doja që diferenca të ishte më e madhe. Borusia ka bërë një fazë të dytë të shkëlqyer dhe për këtë duhet patur kujdes. Ata luajnë bukur dhe janë shumë efikasë në lojën në sulm. Por nëse luajmë siç dimë, atëherë mund të dalim me një rezultat pozitiv. Por kjo ndeshje sido që të shkojë, nuk do të vendosë asgjë në lidhje me titullin, pasi janë edhe shumë pikë në lojë. Stadiumi bosh? Është për të ardhur keq që në një përballje të tillë të mungojë atmosfera elektrizue­se që jemi mësuar të shohim në Dortmund. Gjithsesi, jam i bindur se skuadrat do të bëjnë gjithçka për të dhuruar një futboll spektakola­r", përfundoi Flik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania