Panorama Sport (Albania)

Myler: Myler: Në Në Dortmund, Dortmund, për për titullin titullin

"Koha të tregojmë se jemi më të fortë se Borusia, prisni spektakël"

-

Ylli i skuadrës bavar eze, Tomas Myler, mezi po e pret ndeshjen e nesërme me Borusian e Dortmundit. A do të vendosë sfida midis gjigantëve se cili do të jetë fituesi i kampionati­t në fund të qershorit? Nëse Bajerni do të fitonte, atëherë diferenca me Borusian do të shkonte në 7 duke sfumuar shpresat e verdhezinj­ve për të fituar pas më shumë se 9 vitesh kampionati­n. Një fitore e vendësve do të ndizte dhe më shumë luftën pasi diferenca nga bavarezët do të shkonte në -1. "Për skuadrën e Bajernit është një javë decizive. Duam që të fitojmë në Dortmund dhe të hedhim një hap të sigurt drejt titullit kampion", tha Myler pas ndeshjes me Frankfurti­n për "Sky". Në ndeshjen e së shtunës, 30vjeçari ishte shumë i kënaqur me skuadrën e tij. "Pas fitores së Dortmundit në Volfsburg, nuk na lejohej asnjë hap fals.

Bëmë gjithçka për ta mbyllur ndeshjen sa më shpejt, edhe pse në disa momente na mungoi përqendrim­i. Frankfurti është një skuadër e rrezikshme dhe në të kaluarën kemi vuajtur jo pak ndaj tyre. Gjithsesi, në fund mund të jemi të kënaqur me lojën dhe rezultatin", tha mesfushori gjerman. "Shpresoj që të martën të dalim me një buzëqeshje të madhe nga Dortmundi. Të tregojmë forcën tonë, do të jetë ndeshja më e vështirë e sezonit dhe për këtë duhet të përgatitem­i sa më mirë. Tifozët në shtëpi duhet të përgatiten për një sfidë spektakola­re. Klasikja ndaj verdhezinj­ve është pa

dyshim ndeshja më e ndjekur në Gjermani. Mezi po pres të jem në fushën e lojës", përfundoi Myler. Mesfushori i Bajernit është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishë­m për klubin gjerman. Trajneri Hansi Flik ka bërë një punë të shkëlqyer më 30-vjeçarin, i cili nën drejtimin e ish-trajnerit

Niko Kovaç humbi vendin e formacioni­t me kampionët e Gjermanisë. Por tani gjithçka është kthyer në normalitet me Mylerin që shënon dhe shërben për shokët e skuadrës duke i dhënë një dorë të rëndësishm­e skuadrës në fitimin e titullit të tetë radhazi për Bajernin e Mynihut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania