Panorama Sport (Albania)

"Shita medaljen e Botërorit për të blerë kokainë"

-

Ish-ylli i San Paolos, Flavio Donizete, i cili është tërhequr nga futbolli në vitin 2019 tregon historinë e tij të frikshme mes drogës. Aty e shpenzoi pjesën më të madhe të parave që fitoi nga futbolli. "Sa më shumë para kisha në duar, më shumë drogë kërkoja", tregon ai për "Globoespor­te". Donizete ka qenë pjesë e Sao Paolos që bëri histori në futbollin amerikano-latin, kur në vitin 2004 fitoi kampionati­n brazilian dhe Kupën Libertador­es. Ai nuk ishte titullar në këtë skuadër, por arriti gjithashtu që me fat të përfshihej në skuadrën që fitoi Botërorin e Klubeve në vitin 2005 kur mundi Liverpulin. Ishte një nga arritjet më të mëdha në karrierën e tij, edhe pse nuk arriti të luante asnjë minutë. "Nuk do të grumbulloh­esha në këtë kompeticio­n dhe do të huazohesha në një ekip tjetër, por në stërvitjen e fundit u dëmtua një shok skuadre dhe më përfshinë mua", tregon ai. Lidhja e tij me drogën nisi 5 vite pas këtij triumfi dhe këtu nisi rënia e lirë në kategoritë e ulëta dhe inferiore të futbollit brazilian. Pasi përfundoi kontratën me Sao Paolon në vitin 2009 nisën problemet. "Kisha para mjaftueshë­m, një makinë dhe i dhurova një shtëpi nënës sime në vitin 2010. Për herë të parë provova kokainën. Në fillim merrja pak nga pak, por me kalimin e kohës u bë pjesë e pandarë e jetës sime. Nisa të humbja gjithçka. Paratë që kisha fituar, i harxhova me drogë. Nga mëngjesi deri në darkë konsumoja kokainë. Nuk mund të rrija", thotë Flavio, i cili tani punon si kopshtar. Ishmbrojtë­si brazilian ishte i varur aq shumë sa shiti edhe medaljen e fituar në Japoni kundër Liverpulit. "Pasi njoha kokainën, shita edhe medaljen. E shita për 7000 realë (paraja braziliane) dhe i shpenzova për dy ditë në kokainë. Isha vetëm 13 vjeç kur për herë të parë provova drogën dhe është një sëmundje e lehtë dhe progresive, e pakurueshm­e dhe fatale. Thuajse më vrau", tregon braziliani, i cili siguron se prej 1 viti ka hequr dorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania