Panorama Sport (Albania)

Vinicius: Do të përmirësoh­em çdo ditë, duam titullin për tifozët

-

Vinicius Xhunior kërkon titullin kampion në Spanjë dhe thotë se Reali i Madridit e ka detyrim për tifozët. Sulmuesi brazilian ka dhënë një intervistë për gazetën "Marca".

Si i kaluat dy muajt të mbyllur në shtëpi?

Në fillim, gjithçka ishte shumë e çuditshme, një goditje për mua dhe për familjen. Të mos dilje paradite për stërvitje, pa grumbullim­e, pa udhëtime, pa ndeshje. Shumë shpejt e kuptuam sa rëndë ishte situata. Për fat, mjekët e klubit morën vendimin shumë shpejt.

Mund të stërvitesh­it normalisht në shtëpi?

Ky nuk ishte problem, edhe pse tingëllon çuditshëm. Që nga dita e parë, trajneri dhe stafi qëndruan pranë nesh duke na këshilluar për ushtrimet personale, por edhe në grup. Ishte diçka që nuk do të harroj kurrë, edhe më e mira do të ishte ta harronim shpejt. Nuk e kuptuam që realisht po kalonim një moment historik në jetën tonë.Ajo që po ndodhte ishte vërtet e pabesueshm­e. Shumë njerëz në botë kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë. Edhe në Spanjë dhe në Brazil ka shumë trishtim.

Çfarë ju mungonte më shumë në periudhën e izolimit?

Njeriut i mungojnë gjërat që nuk mund të bëjë dot më, si shëtitjet, kinemaja. Në aspektin tim profesiona­l, jeta ndryshon absolutish­t. Më mungonte rruga drejt Valdebebas­it, batutat me shokët e skuadrës, stërvitjet, ndeshjet dhe tifozëria.

Ju shqetësoi situata që po kalojmë?

Shumë. Mbi të gjitha për faktin se ndonjëherë thuhej që ishte situatë e rëndë, por të tjerë thoshin që nuk ishte kaq alarmante. Mendoj se të gjithë kemi mësuar diçka nga kjo katastrofë: T'u japim vlerë njerëzve dhe gjërave në dukje të vogla. Në javët e para lajmet për numrin e të vdekurve ishin të tmerrshme. Të vjen shumë keq që ikën nga kjo botë, por edhe për mënyrën si ikën.

Lajmet që vijnë nga Brazili nuk janë të mira...

Janë të tmerrshme. Në vendin tim po e kalojnë shumë keq, ashtu siç ishte situata në Spanjë. Kam vuajtur shumë për Spanjën, tani po vuaj për Brazilin. Njerëzit kanë shumë frikë dhe është logjike.

Menduat në ndonjë moment që sezoni ishte i përfunduar?

Kishte momente, kur kriza ishte e madhe dhe numri i njerëzve që humbnin jetën ishte i lartë. Mendoja se ishte e pamundur që të rinisnim futbollin, por me kalimin e ditëve po shihnim përmirësim­e. Jam i bindur që do t'i rikuperojm­ë gjërat pak nga pak.

Në fotot që keni shpërndarë tregohet një ndryshim juaji në aspektin muskulor dhe të forcës. Çfarë kërkoni me këtë ndryshim?

Është fryti i punës së këtyre dy muajve. Isha shumë i dedikuar dhe i përfshirë. Kur nuk ke ndeshje për të luajtur kujdesesh më shumë për trupin dhe muskujt marrin zhvillim. Nuk mendoj se kam fituar vetëm unë masë muskulore, por edhe të tjerët. Kemi punuar shumë, por në mënyra të ndryshme.

Tani duhet të përmirësoh­eni në aspektin futbollist­ik...

Po. Kam dëgjuar trajnerin, i cili thotë se ka mësuar deri në javën e fundit që ka luajtur futboll. Unë gjithashtu kam të njëjtën ide. Jam i sigurt që mund të përmirësoh­em gjithmonë.

E kishit të vështirë përshtatje­n te Reali i Madridit?

Të gjitha ndryshimet janë të rëndësishm­e dhe për mua ishte e tillë. Ndryshoi totalisht bota ime dhe njerëzit donin të shihnin menjëherë një lojtar të madh, por jam ende i ri. E di që ndryshimet e mëdha kanë nevojë për sakrifica. Isha i përgatitur për këtë, për të punuar në qetësi dhe për t'u sakrifikua­r që të merrja rezultate.

Çfarë ka ngelur ende nga ai djaloshi i Flamengos, i cili po bën tri vite në Madrid?

Kanë mbetur njerëzit me të cilët u rrita, kujtimet e mia gjithashtu. Kam ardhur në Spanjë me të njëjtën dëshirë për futbollin dhe me të njëjtin besim në vetvete. U rrita duke ëndërruar futbollin dhe vazhdoj të ëndërroj futbollin. Pasioni im nuk ka ndryshuar, sepse ai më mëri më të fortë në një botë të vështirë.

Thuhet që ju gaboni shumë gola dhe nuk keni raport të mirë me portën. Ju shqetëson ky fakt?

Nuk shqetësohe­m aspak. Unë jam vetë i pari që e di se duhet të përmirësoh­em. Gjithmonë, deri në ditën e fundit të karrierës. Kështu do të vazhdoj gjatë gjithë jetës sime, i bindur që do të përmirësoh­em. Në ditën që kjo nuk do të ndodhë më, atëherë do ta lë futbollin profesioni­st. Të mendoj se nuk kam asgjë për t'u përmirësua­r, është një mungesë respekti për profesioni­n tim.

Rikthehemi te La Liga. Mendoni se Reali ka qenë më i miri në dy ndeshjet sesa Barcelona?

I kam parë sërish të dyja ndeshjet dhe mendoj që po. Kemi bërë paraqitje të shkëlqyera dhe tani duam të rikthehemi në fushë për të rikuperuar distancën që kemi me ta dhe të marrim titullin kampion për tifozët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania