Panorama Sport (Albania)

Reali shqelmon krizën, premio për dy trofetë

1.5 milionë euro për La Ligën dhe Champions-in

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Lojtarët e Realit të Madridit pranuan të parët që të ulnin pagat në muajin prill me 10% për të ndihmuar skuadrën që të kalonte momentin e vështirë ekonomik që po kalonte për shkak të krizës nga Koronaviru­si. Kjo ulje me shumë mundësi do të vazhdojë edhe kur të rikthehet kampionati. Pas shumë mbledhjeve me video mes lojtarëve, trajnerit Zidan dhe drejtorit Hoze Angel Sançez u arrit akordi që të kishte një zbritje me konsensus. Madrilenët vendosën për 10% ulje page, e cila do të shkonte në 20% në rast se nuk do të rikthehej më futbolli. Diçka e tillë nuk do të ndodhë sepse në fillimin e qershorit do të rifillojë edhe kampionati spanjoll. Në diskutimet e shumta për uljen e pagës, lojtarët këmbëngulë­n që të kishin premio në rast se do të fitonin tituj të rëndësishë­m. Shpërblimi i futbollist­ëve nëse triumfojnë në La Liga, por edhe në Champions, do të jetë prezent. Tani që do të rikthehen kompeticio­net, lojtarët janë të bindur se premiot do të qëndrojnë dhe ata

do të përpiqen të fitojnë si La Ligën ashtu edhe Champions-in. UEFA ende nuk ka sqaruar përfundimi­sht se sa do të jenë shpërblime­t për ekipet që triumfojnë në Europë, por në Madrid mendojnë se nuk ka asnjë arsye të prekin premion. Në rast të fitores së

dopietës (kampionat dhe Champions) skuadra do të marrë shpërblim 1.5 milionë euro, i cili do të bëhet afro 750 për shkak të taksave. La Liga ka një premio 300 mijë euro, ndërsa Liga e Kampioneve 420 mijë. Shpërblime­t nuk janë një motiv kryesor për

lojtarët e Realit të Madridit, të cilët janë të mirëpaguar dhe luajnë për prestigj dhe për tifozët e tyre. Megjithatë, presidenti Florentino Perez u jep motive ekstra lojtarëve të tij, që këtë herë në rast se fitojnë titujt e sipërpërme­ndur, do të zëvendësoj­në humbjen

që patën nga ulja e pagave për shkak të krizës “COVID-19”. Kjo është një mënyrë e mirë që Reali i Madridit të falënderoj­ë lojtarët për sakrificat që kanë bërë. Florentino Perez ua komunikoi këtë gjë në takimin që pati me ta në qendrën stërvitore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania