Panorama Sport (Albania)

"Në Botëror luajta i dëmtuar, Van Gal më dha një shpullë"

-

Kompetent, inovator, fitues. Por në të njëjtën kohë një personazh me të cilin është shumë e vështirë që të biesh dakord. Luis Van Gal është një personazh 360 gradë, prandaj edhe futbollist­ët e tij e kanë të vështirë ta përkufizoj­në në një mënyrë të vetme. Shembulli më i mirë vjen nga Robin Van Persi, i cili ka punuar me të si në kombëtaren holandeze, ashtu edhe te Mançester Junajtid. Por, siç tregon në librin "LVG, trajneri dhe personi total", marrëdhëni­a e tyre ka pasur ulje-ngritjet e saj.

SHPULLA

Në kombëtare, historia më absurde është ajo e ndeshjes kundër Kosta Rikës në Botërorin "Brazil 2014". Holanda shkoi deri te penalltitë dhe sulmuesi, i cili e luan kohën shtesë me kontraktim­e muskulore, merr edhe një shpullë në këmbim. "Ndeshja shkoi në kohën shtesë dhe unë kisha ngërçe. Luis më ulëriti: 'Të zëvendësoj', unë u ktheva dhe iu përgjigja: 'Jo, jo, janë penalltitë'. Por 20 minutat e fundit ishin fizikisht një ferr për mua. Van Galin e shikoja që ishte i tërbuar. Kur ndeshja përfundoi dhe u afruam në stol përpara penalltive, ai m'u afrua dhe më goditi. Më dha një shpullë me shuplakën e hapur dhe i nxehur më tha: 'Mos ma bëj më diçka të tillë'. Unë e pashë i tronditur dhe ai më tha vetëm: 'Tani merr veten dhe shko të shënosh penalltitë tënde'. Dhe jam i lumtur që e bëra. Por, kur e kujtoj atë skenë, ajo e përshkruan në mënyrë perfekte Luisin. Ndonjëherë të përqafon, ndonjëherë të rreh".

PËRPLASJA

Atë verë Van Gal do të transferoh­ej në "Old Trafford". Por pas një viti bashkëjete­së te Mançester Junajtid, gjërat ndryshuan dhe Van Gal i tregon derën sulmuesit. "Ma tha në mënyrë shumë të ashpër: 'Ti je futbollist­i dhe unë trajneri. Unë nuk do të iki, kështu që duhet të largohesh ti. Koha jote te Mançester Junajtidi përfundoi'. Familja ime ndihej mirë në Mançester, kështu që iu përgjigja: 'Kështu thua ti, sepse unë kam kontratë edhe për një tjetër vit'. Por ai ishte i bindur: 'Duhet të largohesh'. I kërkova të më shpjegonte se çfarë kisha bërë keq, sepse nuk kuptoja dhe ai më tha: 'Ka një dallim mes Van Galit që stërvit kombëtaren dhe atij që stërvit në një klub'. Unë i thashë se nuk do të kishim gjetur kurrë një marrëveshj­e, i shtrëngova dorën dhe u largova. A e bëj përgjegjës për mënyrën se si shkuan gjërat? Sigurisht, më lëndoi mua dhe familjen time".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania