Panorama Sport (Albania)

Ledjo Ledjo Pano: Pano: Partizani u u dëmtua dëmtua për për titullin më më 1989, 1989, Tirana Tirana bënte ligjin ligjin në në Komitet

25 maj 1975/ Panajot Pano linte futbollin 45 vite më parë, i biri: Ju tregoj sekretet e një legjende

- JETMIR HALILAJ

"U "U shpikën shpikën teste teste një një ditë ditë para ndeshjes. 24 orë më pas pas fituam fituam në në Fier Fier me me golin golin tim, tim, por por më më dënuan" dënuan"

Fiks 45 vite më parë, më 25 maj të vitit 1975, legjenda Panajot Pano bënte xhiron e fundit me uniformën e Partizanit në stadium. Pas tij, një djalë 7 vjeç e ndiqte si të mundej dhe mblidhte lulet që hidhnin tifozët në shenjë respekti ndaj një prej ikonave të futbollit shqiptar. Ishte i biri, Ledjo, që gjithashtu u bë një futbollist i rëndësishë­m dhe la gjurmë. "As që e dinte që më kishte nga pas. Ishte tej mase i emocionuar. Edhe unë nuk kam parë më kurrë një atmosferë të tillë, aq shumë dashuri, respekt dhe lot në tribuna", thotë Ledjo Pano për "Panorama Sport". Por si jetohet kur je biri i një legjende? Ke më shumë avantazhe apo pengesa? Si e përjetoi Panajoti i madh lënien nga futbolli dhe çfarë mendon Ledjo për polemikat e titullit të vitit 1989? Në një rrëfim unik për gazetën, ishfutboll­isti tregon detaje të pathëna më parë për raportin me të atin dhe u jep një përgjigje rivalëve të përjetshëm të Tiranës. "Partizani u dëmtua me qëllim në vitin 1989. Unë i kalova testet, por kur i bëra gol Apolonisë, më pezulluan", tregon Ledjo. Sot bëhen 45 vjet që Panajot Pano e ka lënë futbollin. Përpara kam një foton tuaj me babain, kur keni qenë 7 apo 8 vjeç... Sa e largët ju duket ajo ditë?

Mua nuk më duket larg sepse atë foto e shoh çdo ditë. Është pikërisht kjo foto që e mbaj në dhomë, por edhe në kuzhinë dhe e përjetoj çdo moment. Këtë çast e mbaj mend shumë mirë, sepse është një nga çastet që nuk do ta harroj kurrë sa të kem jetën. Edhe pse nuk jam shumë mirë me kujtesën, atë moment e kam të ngulitur thellë në memorie. Atë çast e tregoj gjithmonë me të njëjtat fjalë, me të njëjtat veprime. Kam qenë 7 vjeç. Ishim ulur në tribunë me mamanë time, me dajën, me gjyshen, me gjithë të afërmit tanë. Poshtë shkallëve ku qëndronim ne ishte pankina e Partizanit dhe në një moment ngrihet Bashkim Muhedini dhe mamaja më zbret te tribuna. Ai më merr dhe ishte pikërisht ky momenti që ndalon ndeshja dhe babi filloi vrapimin. Ai ishte te kornia dhe unë sa u nisa nga pankina, u futa në fushë dhe e ndoqa nga mbrapa. Tifozëria hidhte lule, unë i mblidhja. Ai nuk e dinte që më kishte nga pas. Unë si i vogël që isha, shihja tifozët që brohorisni­n fort të ngritur në këmbë. Atë ditë kam parë entuziazëm dhe lot. Në momentin që arritëm përballë tribunës, Ahmet Shqarri del në fushë për t'i marrë babit një intervistë. Unë ndërkohë kisha në dorë tufën me lule dhe Shqarri më pyet: "Çfarë do t'i japësh babit?" Ndërkohë që unë i them: "Do t'i jap një tufë me lule", dhe ia zgjas. Nuk kam për ta harruar kurë atë moment, të gjithë të përlotur, të gjithë në këmbë, brohoritje. Ishte një atmosferë shumë e bukur. Për një sportist nuk është e lehtë përballimi i periudhës kur divorcohet me sportin. Si përballoi babai juaj dhe çfarë mbani mend ju nga ajo kohë?

Ka qenë një periudhë jo e lehtë, shumë e vështirë madje. Në atë kohë kur babi la futbollin edhe ndeshjet i shihte në televizor. Mbaj mend që ne e shihnim në kuzhinë. Ndërkohë që në korridorin e shtëpisë kishim një pasqyrë

të madhe dhe mbaj mend që babi vishte uniformën dhe shihte veten në atë pasqyrë dhe shprehej se i vinte keq që e kishte lënë futbollin. Më pas, kur u rrita, kemi biseduar për këtë moment dhe arsyeja kanë qenë disa mosmarrëve­shje që ai pati me trajnerin që mori në atë kohë ekipin. Kjo e bëri që të linte futbollin. Ai e la futbollin në pikën kulmore. Ishte ende në kulmin e tij, nuk ishte në rënie. Kështu që, edhe mbresat i la të larta, ashtu siç ai ishte vërtet.

Si është të jesh bir i një legjende? Si është jeta e djalit të një ikone të futbollit, qoftë edhe jashtë sportit?

Unë asnjëherë nuk e kam trajtuar veten VIP sikurse duan shumë të tjerë ta trajtojnë duke bërë protagonis­tin. Nuk i gjykoj për këtë, secili ka mendjen e vet. Unë e kam pasur legjendën në shtëpi, por asnjëherë ai nuk i mëshoi kësaj, nuk ka dashur kurrë të thotë: "Unë jam legjendë". Dhe besoj shumë që edhe unë këtë pjesë e kam prej tij. Nuk më ka pëlqyer asnjëherë të ekspozohem, por nuk e mohoj që është diçka shumë e bukur, e shkëlqyer të jesh djalë i një legjende si ai. Edhe të tjerë kanë shkëlqyer në sport, por ai ishte një njeri i përkryer, një baba edhe më i përkryer. Unë kurrë në jetën time nuk e kam dëgjuar të shajë ose ofendojë dikë as brenda në shtëpi më besoni, jo jashtë që nuk bëhej fjalë. Çdo njeri ka dashamirës­it e tij, por edhe e kundërta. Babai im nuk tha kurrë një fjalë edhe për ata që e dinte mirë se simpatinë e tyre nuk e gëzonte. Ai ishte një njeri që të bënte për vete, i pastër, i çiltër, nuk dëmtonte kurrë njeri, ishte i drejtpërdr­ejtë. I shohim shpesh fotografit­ë e tij dhe të bie në sy

 ??  ??
 ??  ?? Ledjo Pano gjatë ceremonisë së 80-vjetorit të lindjes së babait të tij
Ledjo Pano gjatë ceremonisë së 80-vjetorit të lindjes së babait të tij
 ??  ?? Pano-Murati dhe arbitri R. Pregja
Pano-Murati dhe arbitri R. Pregja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania