Kapelo: Reali i Madridit i dha fund dominimit të Barçës
Italiani: Benzema në formë, por kujdes Sitin
Fabio Kapelo i ka thurur elozhe Realit të Madridit për titullin e fituar në Spanjë dhe thotë se e meritoi, pavarësisht faktit se Barcelona kaloi një moment jo të mirë. I intervistuar nga "MARCA" italiani ka vlerësuar edhe lojtarët si Benzema, Ramos dhe Marselo.
Si ndiheni tani pas karantinimit? Ku po i kaloni këto ditë?
Tani jam në Marbeja me Laurën, bashkëshorten time. Tani mirë, por ishte diçka e tmerrshme. Nuk duhet ta ulim vigjilencën dhe të vazhdojmë të mbajmë maskën dhe të ruajmë distancën. Kam humbur shumë miq. Përfitoj nga ky kontakt me gazetën "MARCA" për t'i dhënë një përqafim familjes Sanz. Ishte një president i madh dhe një mik i rëndësishëm.
Këtë Ligë atipike e fitoi Reali i Madridit...
E fituan duke e merituan plotësisht sepse bënë një kampionat të shkëlqyer. Kanë shënuar gola dhe nuk kanë pësuar. Reali i Madridit i dha fund monopolit që kishte Barcelona. Për më tepër, La Liga ishte e komplikuar. Por duke njohur
meritat për Realin dua të them që ka përfituar edhe nga rënia e Barcelonës. Megjithatë, dua të jem i qartë: Reali ka fituar për meritat e tij dhe jo për gabimet e të tjerëve. Karim Benzema ka bërë një sezon të shkëlqyer...
I jashtëzakonshëm. Është shndërruar në një pikë referimi për Realin
e Madridit. Pa dyshim, ishte më i miri. Ka marrë përgjegjësinë që nuk e kishte kur luante Kristiano Ronaldo. Shënoi shumë gola, por nuk u shpall dot golashënues. Por golat e tij kanë qenë vendimtarë. Për mendimin tim, ka bërë sezonin më të mirë që nga koha kur ka ardhur në Madrid.
Edhe Kurtua ka qenë në formë. Gëzohem shumë për të. Tibo më është dukur gjithmonë një portier i madh, por vitin e kaluar me Navasin në skuadër nuk luajti shumë. Këtë vit ka bërë pritje fantastike dhe pas shumë kohësh trofeu "Zamorra" u rikthye te Reali i Madridit.
Po për Serxho Ramosin çfarë më thoni?
Kujtoj që kam qenë me të dhe fituam La Ligën. Ramos është një legjendë e Realit të Madridit. Është një kapiten legjendar, lider brenda dhe jashtë fushës së lojës. Ka kualitet dhe përfshihet në lojë. Është një siguri në mbrojtje dhe gjithmonë
I madh. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ishte shumë e vështirë që ta fitonte këtë kampionat dhe ia doli. Ka marrë 10 fitore dhe 1 barazim, impresionuese. U përfshi në skuadër si askush tjetër dhe ka fituar personalitet dhe besim. Është trajneri që ka ditur t'i përdorë mirë rrotacionet.
Po për Champions-in çfarë mendimi keni?
Mendoj se Siti është një nga skuadrat favorite për ta fituar këtë kompeticion, por kujdes edhe Bajernin e Mynihut. Janë duke kaluar një formë shumë të mirë.