NOTAT SITI
Kur duhet të presë, është aty gjithnjë. Rrezikon pak me topin në këmbë. Nuk mund të bëjë dot asgjë te goli i Benzemasë.
- Falë Hazardit mbrojtësi i djathtë i Sitit qëndroi shumë poshtë. Por i vendosur në ndërhyrje. Nga anët e tij nuk kalohet kurrë.
Vuan me Benzemanë. Do të vuante çdo qendërmbrojtës i klasit botëror, jo më një mesfushor i improvizuar atje.
Më efikas se Fernandinjo, taktikisht është më i saktë.
Shfaqet pas gjysmë ore, duke fituar më shumë kurajë dhe shndërrohet në një sulmues të shtuar. Prezent në fazën e mbështetjes dhe në finalizim.
Mesfushori total, i jashtëzakonshëm. Shpërndan topa në mesfushë, punon, pason, godet në portë. Rrezik konstant, kudo dhe kurdo.
Bllokadë përpara mbrojtjes, me fizikun e tij dhe vizionin e lojës është vendimtar për të dhënë ekuilibër (nga 89' Otamendi, pa notë).
T'i japësh topin është sikur të depozitosh para në bankë. I saktë edhe në fazën e mbështetjes së sulmit dhe në atë të diktimit të ritmit.
Shumë shpirt sakrifice, por pak vazhdimësi. Ndonjë pasim i gabuar i tepërt, duele të humbura dhe një top i humbur, që mund të peshonte (nga 67'
Me Realin e detyruar të sulmojë, shpejtësia e tij është armë e rëndësishme për të futur në krizë kundërshtarin).
Ka meritën që është në vendin e duhur, në momentin e duhur pas vetëm 9 minutash. Dhe bën një punë të madhe në presing (nga 81' Silva, pa notë).
Zhezus 7 - Ushtron presion dhe vjedh topat e Varanit. Shërben asist dhe finalizon si Inzagi në kohët e arta. Vendimtar në Madrid, vendimtar në "Etihad". Aguero kush?
- Zgjedh të mos menaxhojë, por të sulmojë që në fillim, duke shfrytëzuar pikat e dobëta të kundërshtarit, që pa Ramosin janë shumë. Lexim perfekt i ndeshjes. Zidan, maestroja është ende Pep!