Po rritet vetëbesimi i skuadrës, Konte do sistemojë defektet
ikaltrit e Antonio Kontes mposhtën 2-0 Getafen. Ishte një ndeshje me shumë fytyra. Për 20 minutat e para Interi vuajti dhe rrezikoi disa herë të pësonte gol. Spanjollët, falë presingut, ritmit dhe organizimit të mirë, kompensuan diferencën e vlerave në fushë. Pas fazës së parë të studimit Interi, i avantazhuar nga rënia e kundërshtarit, i goditi me kundërsulme dhe golin e Lukakut, i nisur në thellësi me tempizëm të përkryer, i rezistoi dyluftimit me kundërshtarin dhe me forcë shënoi. Fundi i pjesës pa sërish zikaltrit të rrezikshëm. Mendohej se tashmë ndeshja do të ishte në duart e lojtarëve të Kontes. Gabim".
"Në pjesën e dytë Getafe rimori komandën e lojës, pavarësisht se me më pak agresivitet dhe kthjelltësi krahasuar me fillimin. Zikaltrit u treguan më të zotë në fazën mbrojtëse duke përdorur një ose dy lojtarë më shumë se ç'ishte e nevojshme. Lodhja i lejoi skuadrës së Bordalas të gjente rastin e madh për barazimin falë penalltisë së shkaktuar nga Godin. Molina gaboi penalltinë. Më pas, Eriksen, i porsaaktivizuar, shënoi. E kështu, gjithçka përfundoi mirë".
"Antonio Konte është një trajner me aftësi dhe vlera të mëdha: shumë kërkues me veten dhe të tjerët. Kështu ka zhvilluar aftësinë për të gjykuar atë që vlen dhe atë që nuk vlen. Me siguri është i kënaqur nga rezultati që shpërblen përkushtimin e të gjithëve. Ai e di që kjo fitore mund të bëjë të rritet vetëbesimi dhe siguritë e skuadrës. Pashë disa lojtarë në rritje, si Lautaro, Barela, Handanoviç, Lukaku dhe Eriksen. Sistemi i lojës zikaltër ishte një 53-2, por sulmuesit kundërshtarë ishin thuajse gjithmonë dy, ndërsa qendërmbrojtësit e Interit minimumi tre. Ndërsa spanjollët kishin vetëm dy qendërmbrojtës kundër Lukakut dhe Lautaros. Pra, me një ose dy mbrojtës më shumë nga se duhej u la mesfusha dhe loja e kundërshtarit".
"Rrjedhshmëria e manovrës, fantazia dhe tempizmi thjeshtësohen nga bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e të njëmbëdhjetë lojtarëve. Distancat mes linjave duhet të qëndrojnë më të afruara mes tyre për të lehtësuar në fazën mbrojtëse presingun dhe markimet, ndërsa në fazën sulmuese pasimet tokazi dhe zotërimin e topit".
"Një skuadër kompakte do të shtonte bashkëpunimin, komunikimin dhe sinergjinë. Vetëbesimi dhe kreativiteti do të rriteshim po ashtu si veprimi për të marrë pasimin në lëvizje dhe me fytyrën nga porta (si te goli i Lukakut). E njoh Antonio Konten prej kohësh, e admiroj, jeton për futbollin, është inteligjent, ka njohuri të mëdha, zotëron talent dhe ambicien e duhur. Jam i sigurt që do të arrijë t'i sistemojë defektet dhe të ofrojë një lojë moderne, organike dhe fituese".