Grizman tërheq sërish Francën
Heroi i ndeshjes: Kam ende shumë për të dhënë, këtë verë duam Europianin
Franca e kishte nisur me hapin e gabuar këtë udhëtim drejt kualifikimit për në Botërorin 2022, me një gol të Antuan Grizmanit, i cili ndaj Ukrainës pati vetëm peshën e 1 pikë. Por, sulmuesi i Barcelonës, i cili konfirmohet gjithmonë e më lider i “Gjelave”, jo vetëm që vazhdon të lërë në hije yllin Kilië Mbape, por realizoi sërish, duke dhuruar tri pikët në tokën boshnjake. 30-vjeçari udhëhiqte një formacion shumë sulmues të “pikturuar” nga Didië Deshamp, një 4-4-2 që më shumë i ngjante një 4-2-4, duke parë se përveç Antuanit, edhe Mbape, Koman e Lemar luanin thuajse në zonën e të zotëve të shtëpi, me Pogbanë dhe Rabionë që formonin digën e mesfushës. Ndeshja nisi menjëherë nën kontrollin francez, por në pjesën e parë mungoi shënjestra nga ana e Komanit, i cili pati dy raste të pastra për gol. Në fraksionin e dytë, duke parë se Xheko dhe Pjaniç nuk mjaftonin për të trembur kampionët e botës, “Gjelat” shkojnë edhe më thellë në zonën rivale dhe në minutën e 60-të pritej ajo që ndihej në ajër: Rabio lëshon një krosim të saktë në zonë dhe
Grizman devijon saktë me kokë duke zhbllokuar rezultatin. Edhe pse deri në fund kishte ende lojë për të luajtur, Bosnja nuk i shkakton asnjë rrezik portierit Loris, ndërsa Franca kënaqet me 1-0.
FLET GRIZMAN - “Ishte një sfidë e ndërlikuar. Ndjemë
lodhje, pasi është e vështirë të luash kundër një skuadra që u mbrojt gjithë kohën me të paktën 5 lojtar, bën analizën e tij heroi i fitores së Francë. - E dimë shumë mirë që pritet shumë nga ne në çdo ndeshje. Do të ketë kohë kur nuk do të jetë
periudhë e mirë, si ditën e sotme (djeshme), megjithatë aspekti më i rëndësishëm janë tri pikët. Ndihem shumë i lumtur për karrierën time me blutë, kam ende shumë për të dhënë dhe dua të shkoj sa më larg. Kemi një Europian këtë verë për të fituar”.