Panorama Sport (Albania)

Vllaznisë i kriset mbrojtja, Partizani Partizani e e tremb tremb me me sulmin sulmin

Daja e ka gjithë “bandën” gati, Zhunior pritet të kthehet titullar

- VERONIK ISTREFAJ

Partizani udhëton drejt Shkodrës për të luajtur kundër Vllaznisë, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. “Demat” nuk kanë fituar asnjë ndeshje këtë sezon kundër ekipeve rivale për titull, ndërsa trajneri Daja shpreson që sfida përballë shkodranëv­e të jetë e para e fituar, që të hedhë një hap të madh drejt titullit kampion. Por, me çfarë e kërcënon tekniku kryeqyteta­s rivalin për titull? Përgjigja është e thjeshtë: Me sulmin më të mirë në Superiore!

SULMI – 34 gola të shënuar nga “demat e kuq” këtë sezon, çka e bën Partizanin ekipin me sulmin më të mirë në Superiore, prej shumë javësh tashmë. Pa diskutim që pika më e fortë e të kuqve është sulmi dhe me të drejtë, trajneri Daja kërcënon rivalët me lojtarët e tij ofensivë, që janë ndër më të mirët në Superiore.

VLLAZNIA - Trajneri Brdariç edhe për përballjen ndaj Partizanit, një nga më të vështirat e kuqebluve në këtë periudhë, duket se do të ketë jo pak probleme për sa u përket lojtarëve që do të hedhë në fushë nga minuta e parë e këtë përballje. Nga sa dihet për këtë takim nuk do të jetë i gatshëm për arsye kartonësh kapiteni Gurishta, por edhe Imami për arsye dëmtimi. Pra, dy mbrojtës tepër të rëndësishë­m për Vllazninë, që kanë qenë konstant me paraqitjet e tyre këtë sezon dhe një armë shumë e fortë në prapavijë. Në mungesë të tyre, Partizani pritet të shfrytëzoj­ë disa hapësira më shumë dhe duket si mundësia ideale për lojtari si Çinari, Asani e Zhunior për të ndëshkuar. Mungesa e Gurishtës dhe e Imamit, shqetëson jo pak trajnerin Brdariç, i cili duhet të mendojë për një plan B për të ndalur “demat e kuq”.

GOLEADORËT E KUQ Po, Partizani është ekipi që ka shënuar më shumë se të gjithë në Superiore pas 25 ndeshjesh të luajtura, por kur e shikon në aspektin individual, situata te “demat” nuk është dhe aq e mirë. Golashënue­si më i mirë te Partizani, është Jasir Asani me 5 rrjeta të realizuara, i ndjekur nga Jurgen Bardhi po me 5 gola. Por, pas 25 ndeshjesh të luajtura, asnjë nga futbollist­ët e kuq nuk është as në dhjetëshen më të mirë të golashënue­sve në Superiore. Jasir Asani me 5 gola të shënuar, renditet vetëm i 13ti dhe fakti që të kuqtë nuk kanë asnjë futbollist të paktën në “Top10”, e shqetëson jo pak trajnerin Daja.

ZHUNIOR - Mungesa e golashënue­sit në ekipin e kuq nuk është një lajm, por që kjo gjë duhet zgjidhur, është një gjë e pashmangsh­me. Pritet shumë nga Stenio Zhunior. Cv-ja e braziliani­t me të drejtë të bën të presësh shumë nga ai dhe vetë Stenio, duket gati për të përmbushur pritshmëri­të e tifozëve dhe të klubit. Por, sa shpejt do ta shohim “samban” braziliane të Zhuniorit? Vështirë për ta parashikua­r, mirëpo Daja do të shpresojë që të fillojë që në sfidën kundër Vllaznisë. Pse jo, për sfida të tilla delikatë është afruar në klub...

REVANSHI – U quajt humbje me një gol aksidental ajo sfidë e parë në Shkodër nga mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri. Në intervistë­n e tij të djeshme për “Panorama Sport”, qendërmbro­jtësi tha se sfida e radhës në Shkodër do të jetë ndryshe, me Partizanin që do të bëjë maksimumin që të marrë tri pikët, edhe nëse nuk luan futboll të bukur. Optimizmi për të marrë revansh për atë humbje 10 të fazës së parë, duket i lartë te Partizani.

BILANCI – Por, bilanci që të kuqtë kanë në Shkodër në 22 vitet e fundit, nuk është dhe aq pozitiv. Që nga sezoni 1997-’98, “demat” kanë fituar vetëm pesë herë në Shkodër ku më së shumti kanë pësuar disfata. Gjithashtu, edhe bilanci kundër ekipeve rivale për titull këtë sezon, nuk ka qenë shumë i mirë, pasi Partizani nuk ka arritur ta mposhtë asnjëherë as ekipin e Vllaznisë, as Laçi e as Teutën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania