Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Andi Lila: Hakmarrje e ulët se i dhamë fanellën Bashës

-

Pasi u publikua dje shkresa, në të cilën kërkohej që futbollist­ët e Kombëtares të dorëzojnë pasaportat diplomatik­e, pati një reagim të ashpër nga ish-mbrojtësi që ishte pjesë e “Euro 2016”, Andi Lila: “Të gjithë ne duhet të dorëzojmë pasaportat diplomatik­e që na skadojnë në Qershor 2026 pasi vlefshmëri­a e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021. Këtë shqetësim po e ndaj me ju, jo vetëm për faktin se futbollist­ëve po u hiqet pasaporta diplomatik­e, por për të treguar mënyrën e sjelljes, trajtimit dhe vlerësimit që ka për sportistët elitarë mazhoranca e sotme. Në 2016-ën nga kryeminist­ri u pritëm me ceremoni shtetërore për rezultatin historik sportiv, pasi dërguam Shqipërinë në Europian. Ndërsa sot, vetëm për faktin se futbollist­ët e kombëtares i dhurojnë bluzën e kombëtares z.lulzim Basha, ju kërkohet nga zyrtarët e kësaj mazhorance që të dorëzojnë pasaportat diplomatik­e. Kjo sjellje inatçore nuk mund të jetë standardi i sjelljes së një shteti demokratik që aspiron për tu bërë anëtar i Be-së. Sigurisht që ata që tallen me sportistët, që i duan ata vetëm për t’i përdorur sportistët si fasadë për propagandë­n e tyre të dështuar do të marrin ndëshkimin me votë nga sportistët. Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po ju hiqen sot futbollist­ëve , do t’u rikthehen menjëherë në shtator 2021 si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e kryeminist­rit Basha. Sot çdo sportist e ka kuptuar se, edhe në sport ka ardhur koha për ndryshim, ndryshim që do të vijë më datë 25 Prill”, shkroi Lila në rrjetet sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania