Panorama Sport (Albania)

Marku: Kriza mbaroi, tani mundim Partizanin

“Pikë kthese ndeshja me Kastriotin, licencimi na motivon”

- ADMIR URUÇI

Herald Marku mes fushori i qendrës në ekipin kuqeblu është optimist se Vllaznia do të arrijë t’ia dalë sërish ndaj Partizanit. Pas dy rezultatev­e pozitive ndaj kësaj skuadre, ajo do të kërkojë të shtunën një tjetër rezultat pozitiv. Mesfushori thotë për “Panorama Sport” se është i bindur se arritja e objektivit europian përmes kampionati­t është më se i mundur dhe beson se skuadra ka shumë forca për të bërë të mundur një gjë të tillë.

Pas rezultatev­e negative, mund të thuhet se Vllaznia do të kthehet te pretendime­t për vendin e parë?

Patjetër që ka më tepër optimizëm në këtë drejtim. Gjithmonë ka vend për t’u përmirësua­r dhe për të ecur përpara. Mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Çfarë nuk shkoi tek ato 9 javë, ku Vllaznia rrezikoi shumë për vazhdimësi­në. Mendoni se Vllaznia e kaloi krizën e vet?

Mendoj se edhe ne si të gjitha ekipet kishin momente jo të mira. Një ngërç që na prishi disi punën e ngritur me aq shumë djersë. Mendoj se ne e kaluam atë ngërç.

Dy javë ndërprerje kampionati sa i kanë vlejtur Vllaznisë apo mund të kenë pasur ndikimin e vet, pasi erdhi pas dy rezultatev­e pozitive radhazi?

Mendoj se na bënë mirë pavarësish­t rezultatev­e pozitive që kishim në dy takimet e fundit. I shijuam këto ditë dhe patëm mundësi të pushonim e përgatisni­m njëherësh ndeshjen kundër Partizanit.

Specialist­ët kanë vënë theksin te një mungesë e përgatitje­s fizike. A qëndron kjo apo ishte një krizë momentale?

Kur kalon një ngërç mund të shikohet në aspekte te ndryshme nga specialist­e të ndryshëm, por i kemi lënë pas ato momente.

Këtë fundjavë ndaj Partizanit, a pritet që sërish të vijoni me një tjetër fitore apo e rëndësishm­e është të mos humbet kjo ndeshje?

Do jetë një ndeshje e luftuar. Synimi ynë gjithmonë është fitorja. Do të futemi në fushë të bëjmë më të mirën. Kam besim se edhe do të marrim më të mirën.

A mund të quhet një ndeshje vendimtare për ju ajo ndaj Partizanit për vazhdimësi­në?

Çdo ndeshje ka shumë rëndësi sepse pikët janë po ato që merren kundër çdo kundërshta­ri. Është ndeshje e rëndësishm­e dhe duam ta kalojmë me sukses.

A mund të rrezikoni edhe Europën përmes kampionati­t, nëse nuk do të ruani vazhdimësi­në e fitores ndaj Kastriotit?

Nuk e besoj sepse ka akoma ndeshje, por ishte një pikë kthese fitorja ndaj Kastriotit pas atyre javëve negative që kishim.

Mos tani keni presion ju pas licencimit, apo kjo do t’ju motivojë më shumë?

Jo. Na erdhi mirë, pasi morëm vesh lajmin për sa i përket licencimit të klubit për në Europë. Kjo gjë na motivon më tepër për të arritur objektivin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania