Panorama Sport (Albania)

Husein drejt rikthimit, De Silva mban peng formacioni­n krutan

-

Kastrioti po vijon përgatitje­t për ndeshjen e së dielës ndaj Bylisit. Krutanët gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar stërvitje si zakonisht, por në një orar më ndryshe për shkak edhe të ngritjes së temperatur­ave në ditët e fundit. E përgjithsh­mja në kampin krutan është pozitive pasi skuadra e Ndreut ka komoditeti­n e katër pikëve mbi Bylisin dhe synimet janë që kjo distancë të ruhet edhe pas kësaj ndeshje dhe pse jo të thellohet edhe më shumë. Siç edhe gazeta ka raportuar në ditët e mëparshme, De Silva vijon të jetë në dyshim, ndërsa mungesa e sigurt është Shkalla që mungon për shkak kartonësh. HUSEIN - Në Krujë thuajse e kishin harruar emrin e Lukman Husein, i cili për shkak dokumentac­ioni u largua që në fundvitin e shkuar dhe prej më shumë se tre muajsh ka mbetur në Nigeri. Së fundmi, duket se gjërat po marrin për mirë në lidhje me problemati­kat që ka pasur mbrojtësi i djathtë i krutanëve, pasi tashmë duket se problemet e dokumentac­ionit në shtetin e tij janë zgjidhur. Këtë e pohon vetë nigeriani, i cili në një bisedë të shkurtër me gazetën, është shprehur se problemet që kishte në shtetin e tij tashmë janë drejt zgjidhjes përfundimt­are dhe se shumë shpejt do të rikthehet në Shqipëri. Ky është një lajm i mirë dhe për Kastriotin, pasi nigeriani ka qenë një ndër pikat kyçe të skuadrës në dy fazat e para të sezonit, dhe rikthimi i tij në këtë pjesë të fundit të kampionati­t, do të ishte një plus i madh, duke ditur që skuadra ka vuajtur shumë edhe dëmtimet. Husein ka qenë titullar absolut në 12 javët e para të kampionati­t. B.BALLIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania