Panorama Sport (Albania)

“Lashë futbollin prej tolerimeve, më dënuan për arratisjen e shokëve”

“Kur ikën Hoxha dhe Bërshemi më çuan në Dukagjin me vendim të Mehdi Bushatit, por ai na shpëtoi nga burgu” Nuk mund ta bëja dhe për prindërit e mi, vëllezërit. Ishte situata e atillë që unë nuk kisha ç‘të bëja. Më mirë të rrije këtu pranë familjes, sesa t

-

Ka qenë i Boniekut goli...

Po, ai e bëri golin.

Si ka mundësi që u bë gjithë ky ndryshim? Ju fituat me Belgjikën dhe më pas ju lanë jashtë...

Unë kam dyshuar ndoshta te problemi ekonomik ose ndoshta nga frika mos arratisen sportistët. Bëheshin shumë gjëra bashkë sepse do të rrinim 3-4 javë në Meksikë për eliminator­et e Kampionati­t Botëror.

Kishin frikë se atje u dilte skuadra nga kontrolli?

Po, dhe kështu u bë kjo punë. Hajde ta rifreskojm­ë ekipin kombëtar, por ishte momenti më delikat për ta rifreskuar sepse ishim në garë e sipër, ndërkohë që ishim një grup shumë i mirë.

A keni diskutuar ndonjëherë për këtë histori me ndonjë shokun tuaj bashkëmosh­atar?

Kam diskutuar dhe e kam thënë gjithmonë edhe nëpër gazeta. Vetëm në atë periudhë nuk kam mundur të flas, se po të flisje në atë periudhë të dënonin.

Nëse ka një lojtar sot në Shqipëri, në Europë, ku e shihni veten, në kuptimin që ju ngjan me veten për nga parametrat fizikë?

Nuk di me kë ta bëj krahasimin.

Ndoshta edhe me një të huaj që e njohin të gjithë se nuk është e thënë patjetër me një shqiptar.

Sulejman Starova p.sh. më thoshte Benetti... Ka qenë një futbollist edhe i ekipit kombëtar edhe i Milanit. Ka qenë mesfushor si Gatuzo.

Gatuzo, pra njeriu më “7 mushëkri”, që vrapon dhe që është shpirti i skuadrës...?

Po.

Sa ndeshje keni bërë në karrierën tuaj me kombëtaret, i mbani mend?

Me ekipin, në Kupa ballkanike, me kombëtaren e të rinjve, me kombëtaren Shpresa, me ekipin kombëtar janë rreth 60 ndeshje.

Po në total me Vllazninë, Partizanin dhe Shkëndijën, sa ndeshje mund të keni luajtur në karrierën tuaj?

Në vitin 1974-1976 kam luajtur me Shkëndijën. Por, nga ’76-’90 maksimumi mund të mos kem luajtur vetëm në dy ndeshje në të gjitha vitet e aktiviteti­t tim si futbollist. Kur u arratis Bërshemi me Hoxhën u shkëputa 10 muaj dhe më çuan në Dukagjin.

Pse, çfarë pune kishit me ta?

Isha kapiteni i skuadrës kur ata u arratisën. Konsideroh­esha si puna e sekretarit rinisë d.m.th.(qesh). Këtë më duket se e bëri Mehdi Bushati. Pra atë lloj dënimi disi të moderuar. E filloi me mua si kapiten, më pas me zv.trajnerin, trajnerët, doktorët, përgjegjës­i i ekipit. Gjeti një mënyrë për të shpërndarë përgjegjës­inë sepse gjoja është bërë nami në Shqipëri nga ato dy arratisje. Me thënë drejtën Mehdi Bushati na ndihmoi faktikisht, sepse mund të futeshim të gjithë në burg e nuk dilnim më. Vetëm pas ’90 mund të dilnim. Mehdiu gjeti një formë të tillë dhe i shpëtuam burgut të paktën.

Si u arratis atëherë Bërshemi me Arvid Hoxhën, ju thanë gjë para arratisjes. Biseduat gjë?

Ne kishim luajtur me Vllazninë një ndeshje në Finlandë kundër ekipit të Rovaniemit dhe po ktheheshim tranzit nga Athina. Kur mbërritëm në Greqi, në aeroport, i thashë Bërshemit se unë isha i fundit. Më rastisi të isha i fundit se nuk kisha ndër mend të bëja ndonjë veprim. “E, mor xhaje (se mua në atë periudhë më thërrisnin xhaje), e mor xhaje, si me thanë që nuk do të shihemi më”, më thotë Bërshemi. Aty ishte sinjali i parë, por nuk kuptova gjë. Më pas mësova se kishin ndërruar dhomat, por nuk e di çfarë kishin bërë. Pastaj kam shkuar me sekretarin e ambasadës, Irakli Koçollari, se erdhi më mori mua me idenë që po marr Feridin që është më i madh në moshë e po shkojmë t’i kërkojmë mos kanë mbetur diku, mos kanë shkuar të pinë ndonjë gotë… Pastaj lajmëruan sekretarin e ambasadës dhe na informuan se ishin dorëzuar në polici dhe kishin kërkuar strehim politik. Jam takuar me Arvid Hoxhën kur lashë futbollin, kur ai kishte ardhur nga Amerika. Më erdhi në shtëpi dhe më ka kërkuar falje. “S’ka problem i kam thënë, ti e bëre për vete, për familjen tënde. Mos e vrit mendjen”.

Ju a jeni penduar që nuk e tentuat ndonjëherë arratinë në ato kohë të vështira?

Jo, jo. Nuk mund ta bëja dhe për prindërit e mi, vëllezërit. Ishte situata e atillë që unë nuk kisha ç‘të bëja. Më mirë të rrije këtu pranë familjes, sesa të bëje atë punë atëherë. Kemi pasur lidhje të fortë me familjen. 60 vjeç kam ikur prej familjes. Në Tiranë kam ardhur në ’72shin kam vazhduar shkollën e mjeshtëris­ë sportive katër vjet. Të lartën nuk ma nxorën, e kam bërë më vonë me korrespond­encë.

Dhe së fundi, kush e fiton kampionati­n sipas jush?

Për mua të fortë janë edhe Laçi edhe Partizani.

Njëri mes këtyre dy ekipeve.

Po, po të kishte pasur Partizani sulmuesit e Laçit, për mua Partizani do ta merrte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania