Panorama Sport (Albania)

Sadriu: Skënderbeu e përmbush misionin... mbijetesë

Mbrojtësi: Nuk dalim pa pikë në transfertë ndaj Kukësit, Kupa një mrekulli në vete për ne

-

“Kemi për të fituar shumë ndeshje nga tani e në vazhdim”. Ky është premtimi i Leard Sadriut, mbrojtësit të Skënderbeu­t, që ka gjetur edhe golin e parë në kampionat me fanellën bardhekuqe. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Sardiu ka folur për gjithçka që e shqetëson Skënderbeu­n në këto momente dhe më kryesorja është qëndrimi në Superiore. Mbrojtësi kosovar që gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit ndaj Apolonisë, kërkon nga ekipi dhe shokët e tij vijimin e rezultatev­e pozitive çka do të japin një siguri më shumë për korçarët. “Suksesi në Fier ndaj Apolonisë ka qenë një fitore që na ka dhënë gëzim të dyfishtë. Së pari, kemi lënë pas një rival për mbijetesën që e kemi mposhtur në fushën e tij. Më pas, kjo fitore përkon edhe me golin tim të parë me Skënderbeu­n dhe shpresoj të mos jetë i fundit. Dua të shënoj shumë gola vendimtarë për Skënderbeu­n deri në fund të sezonit dhe të arrijmë objektivin tonë. Tani është pjesa më e vështirë e kampionati­t. Është një moment ku çdo ndeshje për ne vlen sa një finale dhe kështu duhet ta konsideroj­më. Jam i bindur se do të ecë gjithçka mirë, duke filluar nga kjo javë përballë Kukësit, ku ne nuk do të dalim pa pikë nga kjo transfertë. Mbeten edhe 11 javë deri në përfundim dhe jam i bindur se do të grumbulloj­më më shumë pikë sesa kemi marrë deri më tani. Këtë e them duke parë angazhimin dhe motivimin që ka ekipi për të bërë mirë në vazhdim. Prandaj nuk duhet ta diskutojmë mbijetesën, por të shohim vetëm ndeshjet tona dhe të mund të bëjmë më të mirën në këto takime”, theksoi i bindur Sadriu.

KUPA- Skënderbeu vazhdon rrugëtimin në Kupë dhe trofeu është 2 ndeshje larg. “Kualifikim­i në Kupë ishte një arritje për ne, pavarësish­t rivalit. Është një kompeticio­n që ia vlen ta tentosh deri në fund. Për shkak të specifikës që ka Kupa, mund të shkojmë deri në fund dhe kjo është diçka që na takon ta tentojmë. Do të ishte vërtet një mrekulli nëse ne këtë sezon arrijmë të mbajmë Skënderbeu­n në elitë dhe më pas marrim edhe trofeun e Kupës. Kjo do të na plotësonte shumë”, përfundoi Sadriu. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania