Panorama Sport (Albania)

Gjata do gol ndaj bardhebluv­e, Sota beson ende te mbijetesa

-

Apolonia do ta luajnë ndeshjen e fazës së tretë të dielën, më 4 prill. Fërkon duart skuadra e Orges Shehit, sepse Apolonia e vendit të fundit është kundërshta­ri më i mundshëm për fitoren e radhës për bardheblut­ë. Por bardhejesh­ilët mendojnë ndryshe. Dhe kjo gjë shprehet qartë nga goleadori fierak, Mario Gjata, i lakuar së fundmi si interes i Tiranës për sezonin pasardhës. “Unë e kam në gjak emrin e Apolonisë. Luaj për këtë skuadër dhe nuk mendoj për asgjë të mëvonshme për momentin!”, - deklaron së pari sulmuesi fierak dhe njëherësh i Shpresave të Shqipërisë. Gjata është ballina e skuadrës fierake, sepse e ka treguar me golat e tij: 6 nga 16 që ka shënuar total Apolonia. Ka më së paku dy sezone që kërkohet nga ekipe elitare, duke parë “nuhatjen” e tij drejt portës: Kukësi, Partizani, Tirana, Laçi, Bylisi etj., e kanë parashtrua­r kërkesën konkrete që Mario Gjatën ta bënin pjesë të vetën, por klubi fierak ka qëndruar stoik për një nga talentet më të spikatura të dalë nga akademia e Apolonisë. Gjata e anashkalon interesimi­n e të tjerëve dhe fokusohet tek Apolonia dhe te ndeshja me Tiranën. “Cilitdo do t’i vinte mirë kur ia përmendin emrin si preferencë nga skuadra cilësore, por e them me forcë: Jam pjesë e Apolonisë dhe do bëj maksimumin tim për këtë ekip, sa kohë që jam këtu! E ardhmja e secilit e ka bazën tek e sotmja dhe, në këtë aspekt, unë po mendoj si t’i shënoj gol Tiranës në ndeshjen e së dielës dhe si ta fitojmë këtë ndeshje. Deri në sezonin e ardhshëm, është kohë e largët”, deklaron sulmuesi kryesor i Apolonisë, Mario Gjata. Eljon Sota, Redon Mihana dhe Mario Gjata janë tre nga emrat e deklaruar hapur që Tirana i kërkon për t’i bërë pjesë të vetën për sezonin e ardhshëm, por janë shumë skuadra të tjera me “gëzofin” superior që kanë nisur të hedhin “grepat” për të tjerë lojtarë të Apolonisë, si: Partizani dhe Kukësi për Harizajn, Kastrioti e Bylisi për Haxhiun, Mehmetin, Omerin dhe Andonin, Vllaznia për Harizajn, Haxhiun, Mihanën etj.

SOTA - Është “alfa” e mbrojtjes fierake, mjafton të përmenden 25 ndeshje të plota për Apoloninë e këtij sezoni, skuadër që ka kaluar në 4 “duar” të drejtimit teknik në pankinë. Me numrin 28 në shpinë, Eljon Sota e pret me qetësi çdo ofertë nga ekipe më cilësore se Apolonia, njëherësh duke deklaruar se, sido që të ndodhë, Fieri dhe Apolonia do të mbeten në zemrën e tij. “E disata herë që merrem me këtë çështje, por duhet pyetur klubi. A më vjen mirë për interesime të tilla? Po normalisht që po, ama nuk ‘fluturoj’, as ngutem, por rri me ‘këmbë në tokë’. Jam pjesë e Apolonisë dhe do ta respektoj kontratën time gjer në fund me këtë skuadër, duke dhënë maksimumin tim që të arrijmë të qëndrojmë në Superiore. Më pas, të shohim e të bëjmë”, thotë Eljon Sota i Apolonisë. BUJAR RAMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania