Panorama Sport (Albania)

Çelhaka: Dua të iki jashtë, kam idhull Pirlon

Mesfushori i Tiranës: Kurrë te Partizani, se jam rritur te Tirana që është privilegj

-

Tirana ka hapur një kapitull të ri dje, teksa Jurgen Çelhaka në një intervistë "live" u është përgjigjur tifozëve bardheblu, të cilët kishin lënë pyetjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit. Çelhaka foli për gjithçka, nga ushqimi tek idhujt që ka.

IDHULLI - "Idhulli im është Andrea Pirlo, për mënyrën se si luan".

TIRANA - "Më kanë pyetur shumë se sa e ndiej unë Tiranën. Me të vërtetë e ndiej shumë. Tirana ka qenë zgjedhja ime. Emocion i veçantë të vesh fanellën e Tiranës, sidomos në 'Air Albania', ku kujtojmë ndeshjet ndaj Partizanit".

GOLI I PARË - "Golin e parë e kam shënuar në Kupë ndaj Shënkollit kur fituam 4-0, ndërsa të dytin ndaj Laçit".

DIETA - "Jam mësuar të ushqehem shëndetshë­m. Mami më gatuan çdo gjë çfarë dua unë. Pëlqej pastiçon".

PARTIZANI - "Asnjëherë nuk do luaj për ta, për vetë faktin që kam respekt për klubin tim".

LOJTARI BARDHEBLU - "Unë mendoj që

Devi Muka. Ishte lojtar shumë i veçantë. Sigurisht unë atë kam parë në fushën e lojës".

TIFOZ - "Që i vogël kam qenë me Milanin, pasi edhe babai ishte me Milanin".

RËNDËSIA E TIRANËS - "Jam rritur te Tirana. Kam ndjesi shumë të mirë dhe është privilegj. Çdo gjë më është ofruar për mirë. Kam respekt për këdo këtu".

LARGIMI - "Dua të iki jashtë. Besoj se kjo gjë do të ndodhë shpejt".

RAPORTI ME MUÇIN - "I uroj suksese Muçit. Gjithmonë kam pasur raporte të mira me të".

PENGU - "Nuk kam asnjë pishman, sepse kam fituar gjithçka por do doja që të fitoja diçka këtë sezon. I kemi mundësitë. Dëmtimi që kalova tani. Shkova nga një doktor te një tjetër, por pa gjetur zgjidhje".

DERBIN APO KAMPIONATI­N - "Të dyja bashkë do ishte më bukur. Nuk i ndaj dot".

"REFIK IK" - "Nuk e them këtë batutë, pasi ai më ka dhënë shumë gjëra".

OBJEKTIVI - "Aktivizimi te Kombëtarja është përmbushje deri diku e karrierës, por unë dua të iki jashtë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania