Panorama Sport (Albania)

Bruka: Nuk jemi për mbijetesë

“Po mundohem që të karikoj lojtarët për ‘play out’-in, duhet të pranojmë realitetin”

- PRENG GJIKOLA

Pas tri sezonesh, Al ban Bruka rikthehet te Besëlidhja. Nëse herën e fundit drejtonte një skuadër që pretendont­e ngjitjen, këtë herë do t’i duhet të garojë për mbijetesë. Një gjë e pazakontë për lezhjanët (ndonëse kanë 13 sezone në inferiore), çka e bën sezonin të dështuar. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, tekniku shpreh keqardhjen për ecurinë e ekipit, megjithatë qartazi e thotë se vendin e parë të “play out”-it nuk do ta diskutojnë. “Besëlidhja me potenciali­n që ka, nuk duhej të ishte këtu. Gjithsesi, tani duhet t’i përshtatem­i realitetit. Le të punojmë për objektivat e rinj që dolën rrugës. Unë e njoh shumë mirë ekipin, pasi jam rritur këtu si futbollist dhe më vonë e kam drejtuar edhe si trajner. Po punojmë fort për ta karikuar skuadrën për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit B, pasi pozicioni që mbajmë në tabelë nuk na lejon hapa falsë. Ne e vlerësojmë Partizanin B maksimalis­ht, pasi kemi edhe të njëjtin objektiv këtu në zonën e mbijetesës. Na duhet që të punojmë fort këto dy ditë stërvitore, për të dhënë maksimumin në arenën e blertë ditën e ndeshjes. Objektivi im është që, ekipi ta mbyllë sezonin në krye të minigrupit të ‘play out’-it. Tashmë autobusin do ta parkojmë këtu”, përfundoi lezhjani. Kujtojmë se Alban Bruka e ka drejtuar edhe dy herë të tjera Besëlidhje­n. Për herë të parë, ai e ka qenë në stol gjatë sezonit 2010-2011 (ndonëse për pak kohë) dhe për të dytën herë erdhi në sezonin e suksesshëm 2016-2017. Lezhjanët në atë edicion shkuan deri në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë (duke eliminuar Partizanin dhe më pas Flamurtari­n). Jo vetëm kaq, por edhe në kampionat bën mirë. E mori ekipin 9 pikë larg kreut dhe e mbylli sezonin me pikë të barabarta me Kamzën, e cila u ngjit në Kategorinë Superiore falë një fitoreje që kishte marrë që herët në Lezhë, kur skuadra drejtohej nga trajneri Stavri Nica.

 ??  ?? Alban Bruka, trajneri i ri i Besëlidhje­s
Alban Bruka, trajneri i ri i Besëlidhje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania