Panorama Sport (Albania)

Ilir Gjyla kujton premiot: Lushnja ka motiv për fitore

“Objektivi me Flamurtari­n janë 3 pikët, ja si arrihet”

- ALBAN ALUSHI

Lushnja dhe Flamur tari do të përballen sërish me fillimin e fazës “play out” në “Roza Haxhiu”. Verdhejesh­ilët kanë 9 pikë më shumë se kuqezinjtë nga Vlora, të cilët mbajnë vendin e 7-të, që të dërgon në ndeshjen shtesë në fund të sezonit. Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, thotë se Flamurtari është një ekip që duhet vlerësuar për atë që është dhe jo nga pikët e grumbullua­ra deri tani. “Objektiv i ekipit është fitorja. Do të përpiqemi të luajmë mirë. Do të bëjmë presing që në fillim të lojës. Duhet të japim më të mirën, pasi po nuk luajte mirë nuk shkon dot te fitorja. Po e nënvlerëso­ve ndeshjen, Flamurtari edhe me ekipin e të rinjve të vijë, të mund. Nuk i nënvlerëso­jmë vlonjatët”, u shpreh trajneri Gjyla në prag të duelit me vlonjatët. Lushnja luajti vetëm para dy javësh ndaj Flamurtari­t dhe e njeh mirë si kundërshta­r. “E kemi të qartë se me kë do të luajmë. U ndeshëm vetëm para dy javësh, por edhe pse e fituam atë përballje, ne u vumë në vështirësi. Kështu ndodh kur nënvlerëso­n. Në pjesën e dytë, që u bëmë më seriozë, arritëm të fitonim, madje mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Pra, kjo nuk do të thotë që duhet të rrimë se goli bëhet vetë. Po nuk luajte, nuk bëhet goli”, nënvizoi Gjyla. Lushnjarët do të luajnë edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit. Skuadra e Ilir Gjylës është në një pozicion komod, në minigrupin e skuadrave që luajnë në zonën “play out”. Gjyla tha se skuadra ka motiv, sepse shpërblehe­t për çdo ndeshje të fituar. “Për të gjitha ndeshjet e mbetura, unë mendoj që Lushnja ka motiv. Nëse të tjerët nuk kanë, Lushnja ka premiot. Me këdo dhe kudo që luan lojtarët e Lushnjës kanë premiot. Ato vijojnë në vlerat 10 mijë lekë të rinj për lojtarët për fitoret brenda dhe 15 mijë lekë të rinj për fitoret jashtë fushës. Futbollist­ët përveç motivit të fitores, kanë edhe motivin e premios”, deklaroi trajneri i skuadrës lushnjare, Ilir Gjyla, në prag të sfidës me Flamurtari­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania