Panorama Sport (Albania)

Dobjani: Dy faktorë e penalizuan Besën, tani jemi pa presion

-

Kuka e Dobjani u alternuan me njëri-tjetrin në mbrojtje të portës verdhezi gjatë dy fazave të para të kampionati­t. Kjo konkurrenc­ë u shërbeu dy portierëve për të qenë sa më efektivë. Mund të thuhet se golat që kanë pësuar nuk kanë ardhur për faj të tyre. Kavajasit i rikthehen kampionati­t përballë Egnatias, takim që do të luhet javën e ardhshme në Luz. Për portierin kavajas Ilir Dobjani, situata në kampin verdhezi është krejt ndryshe nga më parë. “Nëse kemi gabuar gjatë 2 fazave të para, mendoj se kanë ndikuar 2 faktorë. I pari dhe kryesori ka qenë presioni që rëndonte mbi ne për të marrë pikët maksimale, nisur nga objektivi. I keni parë sfidat ku kemi dominuar, por nuk kemi prodhuar pikët që meritonim. Së dyti, patëm shumë mungesa, veçanërish­t gjatë fazës së dytë pas ndeshjes me Lushnjën. Janë dy faktorë që ndikuan te pikët. Por, jam i bindur se me përbërjen e grupit dhe lojërat që kemi zhvilluar, ne meritonim më shumë se vendi i katërt në klasifikim. Ndryshe nga dy fazat e para, tani nuk kemi më atë presion për të arritur me çdo kusht fitore në secilën ndeshje. Kur them kështu, kam parasysh edhe ambiciet e përbërjen e rivalëve tanë si Egnatia, Tomori e Pogradeci. Do të jenë ndeshje të paparashik­uara, ndaj thashë më lart se duhet të luajmë lirshëm ashtu si dimë ne të bëjmë. Tani peshon një tjetër presion dhe ai është presioni i fanellës. Po përgatitem­i fort për takimin e parë ndaj Egnatias, një kundërshta­r që na ka marrë 4 pikë në dy ndeshje. Besoj se deri fundjavën e ardhshme do të jenë rikuperuar futbollist­ët e dëmtuar, pasi mungesa e tyre na penalizoi në disa takime”, u shpreh Dobjani për “Panorama Sport”. Feriz Ferizaj

 ??  ?? Portieri Ilir Dobjani
Portieri Ilir Dobjani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania