Panorama Sport (Albania)

Kampionati i të rinjve, Shqipëria pret Europianin 2022

PESHËNGRIT­JE/ Elez Gjoza garanton për organizimi­n: Do t’ju befasojmë me mikpritjen

-

Në mbledhjen e bordit të Federatës Europiane të Peshëngrit­jes që u zhvillua ditën e djeshme në Moskë u morën disa vendime të rëndësishm­e, ndër to u përcaktua edhe kalendari i aktivitete­ve për vitin e ardhshëm. Me 100% të votave nga anëtarët e bordit, Shqipëria u përzgjodh si vend organizato­r për të pritur Kampionati­n Europian 2022 të Peshëngrit­jes për moshat U-17 dhe U23, aktivitet që do të mbahet tetorin e vitit të ardhshëm në Tiranë. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, Elez Gjoza, nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Rusia. Shumë i lumtur për organizmin e kësaj veprimtari­e, kreu i shtangës shqiptare i garantoi të gjithë se nuk do të mbeten të zhgënjyer nga Shqipëria, por përkundraz­i dot të befasohen. Në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së bordit të Federatës Europiane, Gjoza do të shprehej: “Shqipëria ka një përvojë shumë të mirë në organizimi­n e këtyre eventeve madhore. Vendi ynë është kthyer në një destinacio­n turistik për të gjithë botën. Ky aktivitet do të mbahet në Tiranë, ku Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes ka mbështetje­n ekskluzive të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Në Tiranë siç dihet është ndërtuar një park olimpik, i cili i plotëson në mënyrë të shkëlqyer të gjitha kushtet për zhvillimin e një veprimtari­e të tillë. Kemi një sallë me mbi 3000 metra katrorë, ka ambiente për mitingje, trajnime dhe akomodimin për zhvillimin e aktiviteti­t. Mbi të gjitha dua t’ju them që do të gjeni mikpritjen shqiptare. Ju garantoj të gjithëve se Shqipëria nuk do t’ju zhgënjejë dhe do të mbeteni të befasuar”, deklaroi në fjalimin e tij kreu i shtangës shqiptare, Elez Gjoza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania