Panorama Sport (Albania)

Geni në sport, djemtë e Alketa Doçit në gjurmët e familjes

Mathis, objektiv Shqipërinë për Europianin U-17

-

Talenti dhe stërvitja siç dihet janë dy nga faktorët kyç për një karrierë të suksesshme në të gjitha sportet. Por, shumë i rëndësishë­m mbetet edhe geni familjar. Një histori shumë e bukur dhe e veçantë vjen nga familja Doçi në volejboll, që ka nxjerrë emrat të mëdhenj të sportit të rrjetës, si Adriani, Alketa apo Bledari, të cilët kanë veshur fanellën e ekipit tonë kombëtar. Por, tradita me sa duket nuk do të ndalet këtu. Ish-lojtarja e mirënjohur e Dinamos, Alketa Doçi, është bashkëshor­tja e Hubert Henno-s, një prej volejbolli­stëve më të mëdhenj francez, ndërsa rrugën e çiftit tani po e ndjekin edhe dy djemtë Hilir dhe Mathis, të cilët janë pjesë e kombëtarev­e të moshave të Francës. Një histori e veçantë, kjo e familjes së volejbolli­stëve, të cilës i ka kushtuar një artikull në faqen zyrtare edhe Konfederat­a Europiane e Volejbolli­t (CEV). Ndonëse vetëm 15 vjeç, Mathis aktualisht po merr pjesë në kualifikue­set “WEVZA” të Kampionati­t Europian U-17 me Francën, teksa sfidat po zhvillohen në Itali. Skuadra fituese e këtij turneu siguron një vend për në fazën finale të Europianit që do të mbahet këtë verë në Shqipëri. Të mërkurën, Mathis zhvilloi një ndeshje fantastike, teksa shënoi 8 pikë për skuadrën e tij, me Francën që shpartallo­i Holandën me rezulatati­n 3-0, në takimin e vlefshëm për Grupin A. Volejbolli­sti i talentuar, duket sa i ka trashëguar më së miri cilësitë e prindërve, sidomos në stilin e lojës së babait, teksa regjistroi statistikë­n mbresëlënë­se 54% të pritjeve pozitive në ndeshjen kundër Holandës. Kjo nuk mund të quhet aspak befasi, pasi Hubert Henno ishte një nga lojtarët më të mirë në botë të gjeneratës së tij në pozicionin e liberos. Ai ka pasur një karrierë të jashtëzako­nshme, me shumë tituj të fituar në kampionate­t elitare të volejbolli­t në Europë. Gjithashtu, edhe Hilir, djali i madh i Alketës dhe i Hubert luan për kombëtaren franceze të të rinjve, duke konfirmuar edhe një herë se në volejboll ka një rol shumë të madh edhe geni familjar. Në një prononcim për faqen zyrtare të CEV-IT, Hubert Henno ka theksuar se ai nuk ka ushtruar aspak presion mbi fëmijët e tij për të qenë pjesë e volejbolli­t. Por, duke parë aftësitë e tyre në parket duket e pashmangsh­me, që përpara do të kenë një karrierë të madhe. Koha do ta tregojë se ku do t’i dërgojë ky udhëtim dy talentet e volejbolli­t francez, të cilët kanë të dhëna të shkëlqyera. Mathis aktualisht po bën maksimumin në kualifikue­se, pasi shpreson që të sigurojë një biletë për në atdheun e nënës së tij, në Shqipëri, aty ku këtë verë do të zbarkojë volejbolli i moshave, teksa do të mbahet Kampionati Europian U-17.

 ??  ?? Alketa Doçi, Mathis, Hilir dhe Hubert Henno
Alketa Doçi, Mathis, Hilir dhe Hubert Henno

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania