Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Dua të luaj futboll me 200 km/h

“Nuk dua të jem shok me futbollist­ët, por disa janë të veçantë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajner, takticien, por mbi të gjitha një psikolog i mirë. Kush e njeh mirë Pep Guardiolën nuk mungon të nënvizojë se sa special është trajneri katalanas, mbi të gjitha në motivimin e futbollist­ëve në të shpjeguari­t të parimeve të tij dhe në sigurimin që të gjithë t’i kuptojnë dhe aplikojnë. Por, çfarë tipi është tekniku i Sitit me lojtarët e tij? Është nga ata që duan të jenë shokë me futbollist­ët, apo preferon një raport më profesiona­l?

SHENJAT – “Te Barcelona kisha raporte shumë të ngushta me disa nga lojtarët në krahasim me të tjerët, pasi kishte shumë djem që mendojë për të mirën e skuadrës dhe unë ndihem më pranë njerëzve të tillë sesa atyre që thonë gjithnjë ‘unë, unë, unë’. Marrëdhëni­a mes një trajneri dhe lojtarëve varet gjithnjë nga ata, jo nga ty. Ka futbollist­ë që meritojnë një raport më të ngushtë dhe të tjerë një më të distancuar”, zbulon gjatë një interviste për “ESPN”.

MIQTË – Pra, për Guardiolën vlen vetëm një koncept: të jesh shok me futbollist­ët është pozitive, por kur kjo nuk ndodh, nuk ka pse të shkulësh flokët: “Futbolli është një biznes që konsiston në faktin që në momentin që arbitri vërshëllen fundin e ndeshjes, ti duhet të kesh fituar. Përveç kësaj, jemi apo nuk jemi më pak miq nuk ka shumë rëndësi. Flasim për një biznes dhe unë jam këtu me objektivin për të nxjerrë më të mirën nga futbollist­ët.

Duhet të luajnë mirë për të mirën e klubit dhe për të gëzuar tifozët. Të kesh marrëdhëni­e të shkëlqyer me lojtarët është shumë bukur, por për mua është e njëjta gjë edhe nëse raporti nuk është shumë i mirë”.

NDRYSHIMI – Ai komenton edhe ndikimin që ka pasur te Siti: “Historia do të na gjykojë dhe do thotë nëse kemi ndryshuar futbollin anglez. Do të ishte mendjemadh­ësi nga ana ime nëse do të thosha që kemi bërë diçka ndryshe në krahasim me atë që është bërë deri më sot. Ajo që mund të them me siguri është se i kemi bërë gjërat në mënyrën tonë. Futbolli anglez është shumë direkt, nga porta në portë, me shumë përplasje. Ne jemi përpjekur që të mos bëjmë asgjë nga këto. Prandaj erdha këtu. E kuptova kur fituam Premier Ligën për herë të dytë. Erdha këtu për të bërë diçka të tillë dhe e bëra. Do të më pëlqente ta bëja gjithçka me 200 km/h dhe shënoja 200 gola në 10 minuta, por është e pamundur. Më pëlqen një futboll me më shumë ndërprerje, jo i ngadaltë, por që t’i përdorim cilësitë më të mira të lojtarëve në momentin e duhur”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania