Panorama Sport (Albania)

Ferguson: Alkooli dhe femrat, Runi po më shkatërron ekipin

-

Sër Aleks Ferguson ka pasur probleme me sjelljen e Uejn Runit në kohën kur drejtonte Mançester Junajtidin. Allaster Kempbëll, mik i ish-trajnerit skocez, i njohur si zëdhënësi i ish-kryeminist­rit të Britanisë, Toni Bler, zbulon disa nga bisedat e tij me legjendën 79-vjeçare, i cili kishte probleme me sulmuesin e “Djajve të Kuq” sa i përket alkoolit dhe marrëdhëni­eve me femrat. Sër Aleks u takua për herë të parë me Allaster në 2010, pak ditë pasi doli lajmi se Runi kishte fjetur me një eskortë 1 mijë paund nata. Kempbëll shkruan në kujtimet e tij të fundit: “Ne folëm për Runin. Ai dukej pak i mërzitur me të. Gazetat ishin plot me historitë e Uejnit me prostituta. E pyeta: ‘Çfarë do të bësh me të?’ dhe ai mu përgjigj: ‘Çfarë të bëj? Ai është njeriu i fundit që duhet të pijë një gotë’”. Allaster zbulon se Ferguson i tregoi se nga sjellja e Runit kishte frikë për një eksod lojtarësh nga “Old Trafford”: “Sipas Aleksit, Runi po zemëronte lojtarët e tjerë, duke u përpjekur që të merrte kontrollin në dhomat e zhveshjes”. Runi, i cili u bë golashënue­si më i mirë në historinë e “Djajve”, sot është trajner i Derbi Kauntit. I pyetur nga “The Sun” nëse kishte për të komentuar për këtë histori, ai nuk bëri asnjë koment. Në vitin 2009, u zbulua historia e tij me eskortën Helen Ud, me të cilin ai kishte pasur një raport treshe edhe me shoqen e Helen, isheskortë­n Xheni Tompson. Helen, e cila tha se fama ishte gjëja e fundit që i interesont­e, u tërhoq në skenë vetëm pasi shoqja e saj Xheni e përmendi me emër për tabloidet. Duke folur për “Sunday People”, Ud i kërkoi ndjesë bashkëshor­tes së Runit, Kolin dhe tha se ajo nuk meritonte asgjë nga këto që po ndodhnin. “Sot unë jam më e rritur, por ajo është një nënë që dëshiron të jetë pranë familjes së saj dhe duhet lënë e qetë. Të gjithë e dimë se çfarë heq një grua që pranon një tradhti. Është një fatkeqësi që historia e saj po përdoret si argëtim”. Uejn rrezikoi ta shkatërron­te martesën e tij për herë të fundit në vitin 2019, kur ish-kapiteni u kap në makinë pasi kishte pirë me banakieren Viki Rosiek deri në orën 2:30 të mëngjesit. Përpara transferim­it të tij në SHBA, te DC Junajtid, ish-kapiteni i Anglisë kërkoi ndjesë për sjelljen e tij. Atij iu hoq për dy vite patenta dhe u dënua me 100 orë punë të detyrueshm­e në komunitet. Uejn dhe Kolin kanë katër fëmijë nga martesa e tyre, e cila deri tani i ka rezistuar çdo historie të tillë. Sipas “The Sun”, Runi do të zbulojë shumë nga të pathënat e jetës së tij në fushë dhe jashtë saj përmes një dokumentar­i, i cili pritet të dalë së shpejti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania