Panorama Sport (Albania)

“Poker” kontratash, ja firmat që mbajnë peng të ardhmen kuqezi

-

Pas pushimit për ekipet kombëtare, edhe te Milani është koha për të menduar për kampionati­n. E tashmja thotë Sampdoria në prag të Pashkëve, por në klub një nga temat më të nxehta dy muaj të plotë nga fundi i sezonit janë rinovimet e lojtarëve si: Donaruma së pari, pastaj Çalhanoglu dhe Kesi. Me Ibrahimovi­çin, situatë e veçantë në sfond. Momenti është vendimtar dhe Maldini me partnerët e tij duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur, në mënyrë që të mos rrezikojnë të humbin një kapital të rëndësishë­m pa ndonjë kosto ose me një çmim skontoje. Situata ka filluar të jetë mjaft e mjegullt e madje edhe optimizmi që nuk ka munguar asnjëherë në zyrat e “Casa Milan” po i përulet disi njëfarë nervozizmi. Bisedimet me menaxherët e lojtarëve të ndryshëm vijojnë prej muajsh të tërë, por një kornizë nuk është përcaktuar ende, ndaj le i marrim situatat me rend.

DONARUMA - Situata më e ashpër ka të bëjë me Xhanluixhi Donarumën. Portieri i ekipit kombëtar të lindur në vitin 1999 ka një kontratë që do të skadojë në qershor dhe të gjitha propozimet e bëra nga drejtuesit kuqezi për Mino Raiola deri më tani, kanë rënë në vesh të shurdhër. Në tavolinë ka tetë milionë euro në vit, një ofertë e konsiderua­r shumë e ulët nga agjenti, i cili përkundraz­i kërkon të paktën 10 milionë euro plus bonuse dhe praninë e një klauzole lirimi. Situata është bllokuar dhe gjithçka do të varet nga vullneti i vetë Xhixhos, i cili gjithmonë i është betuar për dashuri Milanit. Për momentin nuk ka pretendent­ë jashtë Italie që janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Raiolas, por me një lëvizje të drejtpërdr­ejtë nga lojtari, situata mund të zhbllokohe­t ndërkohë që vetë klubi po vlerëson alternativ­at si Golini. Menja apo ndonjë tjetër.

PEZULL - Situatë e mbetur pezull edhe në lidhje me Hakan Çalhanoglu­në. Edhe me përfaqësue­sit e turkut, bisedimet për rinovimin kanë vazhduar me muaj, por pa ndonjë marrëveshj­e. Diferenca është gjithmonë e lidhur me kërkesën për rrogën e numrit 10 të cilën krerët e “Djallit” e gjykojnë shumë të lartë. Për Kesin ka më pak nxitim duke pasur parasysh që afrikanit ka ende një vit në kontratën e tij, por sirenat nga jashtë po tërheqin vëmendjen e lojtarit i cili po vijon të jetë thelbësor në tabelën taktike të Piolit si kurrë më parë këtë sezon. Menaxherët e lojtarit kërkuan 5 milionë euro në sezon për të rinovuar, një përpjekje që Milani do të duhet të bëjë nëse dëshiron ta arrijë akordin me mesfushori­n.

IBRA MBYLL DISKUTIMET - Më në fund, diskutimi për Zlatan Ibrahimovi­çin, siç dihet, është i ndryshëm. Nuk do të kishte pengesa për të vazhduar së bashku, të paktën jo në nivel menaxheria­l. Sidoqoftë, palët kanë rënë dakord gjithmonë të ulen rreth një tavoline për të biseduar në lidhje me të vetëm në fund të sezonit. Përflitet për një kontratë vjetore me 5 milionë euro plus bonuse të lidhura me paraqitjet duke parë që 39-vjeçari ka luajtur vetëm gjysmën e lajmeve në këtë edicion të sezonit të Milanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania