Panorama Sport (Albania)

Bonuçi me COVID, dridhet edhe Milani

Mekeni ftoi 20 miq në shtëpi, mes tyre u “harbuan” deri në mesnatë Artur dhe Dibala

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pavarësish­t situatës së nderë në ekip, ka disa lojtarë të Juventusit që mendojnë të festojnë. Nuk është koha e duhur, por Uinston Mekeni nuk ka dashur t’ia dijë dhe në shtëpinë e tij në periferi të Torinos ka organizuar një festë private ku kanë qenë të pranishëm të paktën njëzet persona. Pas zhurmave në ambientin e mbyllur, fqinjët kanë thirrur policinë dhe është zbuluar se festa ishte organizuar nga mesfushori juventin. Futbollist­ët kanë marrë vetëm një gjobë prej 400 eurosh nga policia dhe tani janë në pritje të vendimit të Juves, ku me shumë gjasa drejtuesit mund të mos ta mbyllin me një gjobë pasi Italia është në izolim total nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

GJOBAT - Juventusi do të gjobisë tre lojtarët e saj, Paolo Dibala, Artur Melo dhe Uiston Mekeni, për arsye se kanë thyer rregullat e COVID-19, duke organizuar një festë në ambient të mbyllur. Sipas “La Stampa”, ka qenë mesfushori amerikan Mekeni, i cili ka organizuar një festë në shtëpinë e tij duke grumbullua­r një numër personash, ndër ta dhe miqtë e ekipit të tij, braziliani­n Artur dhe Dibalën. Hipoteza tjetër, ndoshta edhe më pak e mundshmja, do të ishte një përjashtim i treshes për takimin e radhës kundër Torinos i programuar për nesër në orën 18:00. Nëse për Arturin diçka e tillë është e pamundur pasi është i dëmtuar, disi më reale janë shanset për Mekenin dhe Dibalën. Mungesat e shumta në skuadër për shkaqe dëmtimesh dhe COVID-I mund të bëjnë që vendimi drastik në klubin bardhezi të shtyhet, por burime të sigurta bëjnë të ditur se drejtuesit nuk kanë në plan të mbyllin një sy për këtë situatë e cila mund të ketë pasoja, përveç dëmit të dukshëm të imazhit që ka pasur “Zonja e Vjetër” në periudhë pandemie.

NË DORË TË PIRLOS – Stërvitja e djeshme nuk ka hedhur shumë dritë mbi ato që mund të jenë idetë e formacioni­t në prag të derbit. Konferenca e ditës së sotme nga ana e trajnerit Pirlo do të hedhë më shumë dritë mbi ata që do të jenë në fushë në derbi. Danilo e De Ligt duhet të formojnë dyshen e prapavijës, ndërsa Kieza e Kulusevski do të jenë krahët e mesfushës ku në qendër do të veprojnë Rabio e Bentankur. Ronaldo e Morata do të mbajnë peshën e sulmit, teksa Dibala e Mekeni nuk dihet ende nëse do të grumbulloh­en...

 ??  ?? Leonardo Bonuçi kundër Juventusit si kapiten i Milanit
Leonardo Bonuçi kundër Juventusit si kapiten i Milanit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania