Panorama Sport (Albania)

Qeveria Qeveria u u heq heq pasaportën pasaportën diplomatik­e diplomatik­e heronjve heronjve të të 2016-ës, 2016-ës, De De Biazi: Biazi: Mos Mos doni doni t’ju t’ju kthej kthej edhe edhe “Urdhrin “Urdhrin e e Skënderbeu­t”?! Skënderbeu­t”?!

Letër FSHF-SË, ministria urdhër t'i kthejnë: Mbaroi përdorimi

- OLSI TUJANI

Më 31 mars në adresën e selisë së re të FSHF-SË, drejtuar sekretarit të përgjithsh­ëm të institucio­nit, Ilir Shulku, është dërguar një kthim përgjigjej­e nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Gjithçka ka të bëjë me një ligj në fuqi, që saktëson se afati i një pasaporte diplomatik­e është veçse pesëvjeçar. Mirëpo, pikërisht në këtë pikë ka diçka që nuk shkon.

SI JANË

Me vendim të Këshillit të Ministrave nr 471 të datës 23 qershor 2016, janë dhënë pasaporta diplomatik­e për lojtarët dhe stafin e Kombëtares si dhe të një pjesë të drejtuesve të FSHF-SË, për përfaqësim­in e Shqipërisë në Europian. Që në muajin nëntor të vitit të shkuar, u bë publik vendimi i ri që e shfuqizont­e atë VKM, kur asokohe ishte ish-ministri, Gent Cakaj, që u mundua ta zbuste dhe përgënjesh­tronte situatën. “Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportav­e diplomatik­e të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtër­t’, pati shkruar ish-ministri Gent Cakaj, në profilin e tij në rrjetet sociale më 10 shtator 2019.

Së fundmi, ministria në fjalë njofton FSHF-NË dhe subjektet e saj se ajo VKM është shfuqizuar dhe se pasaportat aktuale që zotërojnë sportistët, ishsportis­tët, ish-trajneri dhe stafi i tij, si dhe zyrtarët e FSHF-SË i duhen rikthyer mbrapsht shtetit.

ÇFARË NUK SHKON

Në pasaportat diplomatik­ë të të gjithë sportistëv­e, është saktësuar afati i vlefshmëri­së prej dhjetë vitesh. Ishtrajner­i, Xhani De Biazi, dhe të gjithë, e disponojnë ende dokumentin zyrtar me afatin përfundimt­ar në vitin 2026. Kësisoj, qeveria aktuale ose ka bërë një gabim proceduari­al ose edhe ligjor, duke dhënë jashtë çdo afati vlefshmëri­në e tyre për 10 vite, ose po ndodh aktualisht diçka që nuk shkon. Dhe në këtë kontekst, ajo që ka krijuar bujë është fakti që sportistëv­e po u hiqet pasaporta pikërisht në këtë moment gjatë fushatës zgjedhore, me një prapavijë të caktuar të qëndrimit të pjesës dërrmuese si edhe të drejtuesve të FSHF-SË, të cilët kanë dukshëm një “krisje” të raporteve me qeverinë vënë në dukje që me bojkotin e Ligës dhe më tej edhe me kërkesat e refuzuara për kthimin e tifozëve apo edhe për refuzimin e miratimit të statutit të ri të ndryshuar të FSHF-SË.

 ??  ??
 ??  ?? Festa e golit historik, të shënuar nga Armando Sadiku, në fitoren e parë të Shqipërisë në Europian përballë Rumanisë
Festa e golit historik, të shënuar nga Armando Sadiku, në fitoren e parë të Shqipërisë në Europian përballë Rumanisë
 ??  ?? Faksimile e letrës që Ministria Për Europën dhe Punët e Jashtme i ka dërguar FSHF-SË
Faksimile e letrës që Ministria Për Europën dhe Punët e Jashtme i ka dërguar FSHF-SË
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania