Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t me stadiumin te Tirana

Bardheblut­ë do të luajnë në “Air Albania”, bëjnë plan për impiant të ri

- OLSI AVDIAJ

Tirana sposton sfidën me Apoloninë në "Air Albania". Jo vetëm kaq, por takimit i ndryshohet edhe orari i ndeshjes, ndërsa do të luhet ditën e diel. Kështu, FSHF njoftoi dje se Tirana-apolonia, sfida që do të luhej në "Selamn Stërmasi"...

Tirana sposton sfidën me Apoloninë në “Air Albania”. Jo vetëm kaq, por takimit i ndryshohet edhe orari i ndeshjes, ndërsa do të luhet ditën e diel. Kështu, FSHF njoftoi dje se Tirana-apolonia, sfida që do të luhej në “Selamn Stërmasi”, është zhvendosur në “Air Albania” në orën 16:00. Skuadra bardheblu kështu do të ketë mundësi që të luajë me drita një ndeshje si pritëse. Në fakt, Tirana ka stadiumin e saj, por çështja e dritave ka bërë që ndeshjet të luhen në mes të ditës. Gjithsesi, për çdo lëvizje ka edhe prapaskena.

NDERI – Dihet që fusha e “Air Albania”-s këto ditë do të prishet dhe në këto kushte, FSHF po bën nderet e fundit. I tillë është edhe rasti i Tiranës, që do të ketë fatin të luajë me drita në “Air Albania” në një fushë të mirë. Fusha e “Selman Stërmasit” është prishur dhe në këto kushte Tirana kërkon të luajë në një fushë më të mirë.

FATI – Bardheblut­ë prej kohësh e kanë fiksim “Air Albania”-n. Në stadiumin e ri, ata vjet shkëlqyen dhe arritën fitore të mëdha, menjëherë sapo nisën të luanin në atë stadium. Një mënyrë kjo për t’u transferua­r në “Air Albania”. Në fakt, bardheblut­ë nuk janë mundur në kampionat në këtë stadium, por vetëm në tri ndeshje, finalen e Kupës, Superkupës dhe Crvena Zvezdës. Pjesën tjetër të takimeve Tirana e ka fituar ose barazuar në këtë impiant.

IDEJA – Prej shumë muajsh Tirana është duke menduar që të marrë si në rastin e “Air Albania”-s, stadiumin “Selman Stërmasi” për ta rindërtuar nga e para. Planet janë, por për të shkuar deri te lejet duhet shumë punë. E gjithë ideja është e presidenti­t të Tiranës, Refik Halili, i cili ka investuar në këtë projekt dhe beson shumë që në fund do të ketë një stadium, të krahasuesh­ëm me “Air Albania”-n. Shumë shpejt do të ketë një finalizim si për mënyrën e financimit dhe detajet e projektit që në plan të parë është shumë i bukur, mbushur me ngjyrat bardheblu. Nëse në “Air Albania” janë 22 mijë vende të ulura, në “Selman Stërmasi” do të jenë 14 mijë. Një stadium, goxha i madh, por jo i vogël që i shtohen 6 mijë vende nga kapaciteti­t ekzistues. Do të rritet 14 metra nga fusha dhe do të ketë një shikueshmë­ri perfekte. Nga ana tjetër, Tirana mendon që këtë stadium do ta ketë pothuajse plot në çdo ndeshje të kampionati­t, pasi kushtet do të jenë akoma më të mira se “Air Albania”. Dhe me këto plane, bardheblut­ë duket se po bëjnë provat për t’u transferua­r në “Air Albania”, menjëherë sapo punët të vihen në vijë.

AKSIONET – Prej kohësh Refik Halili është duke menduar të blejë aksionet e bashkisë. Qëllimi i pronarit në shumicë të bardhebluv­e është të marrë maksimumin e klubit dhe në një sh.a., ai ka përparësi nëse aksionet shiten, pasi ka të drejtën e parablerje­s. Gjithsesi, shitja e aksioneve të bashkisë është një histori e gjatë, e cila ka kohë që është në qarkullim, e premtuar, por asnjëherë e materializ­uar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania