Panorama Sport (Albania)

“U lodha nga kritikat”, Mbape “SMS” për Realin e Madridit

-

Kilië Mbape vazhdon të mos japë pista për të ardhmen e tij. Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga fundi i sezonit, sulmuesi francez ende nuk e ka vendosur ku do të luajë vitin tjetër. Tifozët e PSG-SË kanë nisur të shqetësohe­n për këtë fakt, ndërsa ata të Realit të Madridit të shpresojnë. Madje, në Spanjë kanë nisur të besojnë akoma më shumë dhe janë të ndihmuar nga kritikat e shumta që ka marrë lojtari gjatë kësaj kohe. Pas ndeshjes së Francës në transfertë me Bosnjën, Mbape u tregua i sinqertë duke thënë se kritikat po e lodhin dhe nuk e lënë që të japë më të mirën në fushën e lojës. "Sigurisht që pas një kohe të gjatë, kritikat të lodhin, sidomos kur luan në një skuadër në vendin tënd dhe që jep gjithçka edhe për kombëtaren gjithashtu. Në fund të fundit, e gjitha kjo të lodh. Është ndryshe të luash me Francën për ata që vijnë nga jashtë. Unë jam këtu gjatë gjithë kohës duke luajtur si me PSG-NË ashtu edhe me Francën. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. A mund të ndikojë në vendimin tim? Sigurisht që po, por nuk është vetëm kjo. E rëndësishm­e është që të ndihem mirë dhe të argëtohem çdo ditë që luaj futboll", ka thënë Mbape pas ndeshjes. Ai gjithashtu tha se për momentin nuk e ka menduar përgjigjen përfundimt­are për të rinovuar apo jo kontratën me skuadrën e PSG-SË. "Nëse do të kishim ndonjë lajm, sigurisht që do ta thosha. Kur ta marr vendimin tim, do t'ju lajmëroj të gjithëve", ka thënë Mbape. Sigurisht që kritikat e shumta kanë ndikuar në performanc­at e tij dhe kjo gjë mund ta shtyjë drejt Realit të Madridit. Me Halandin që duket gjithmonë e më pranë me Barcelonën, Perez nuk do ta humbasë objektivin e ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania