Panorama Sport (Albania)

Spanja është ende në ajër, vetëm katër të paprekshëm

-

Kombëtarja e Spanjës mbylli fazën e parë eliminator­e për ndeshjet e Botërorit me dy fitore dhe një barazim. Sigurisht që kualifikim­i për në "Katar 2022" është objektivi kryesor, ndërsa ai më i afërti ka të bëjë me listën që do të publikojë Luis Enrike për Europianin. Gazeta spanjolle "AS" ka bërë një vlerësim për ndeshjet duke vendosur një 7 për Greqinë, 6,5 për Gjeorgjinë dhe 7 për Kosovën. Nga këto vlerësime mesatarja është 6,8 dhe do të thotë se ka shumë mundësi për t'u përmirësua­r. Pas një barazimi të çuditshëm të Greqisë (helenët e goditën vetëm një herë portën), Dani Olmo u bë heroi me Gjeorgjinë dhe pastaj një fitore e lehtë 3-1 kundër Kosovës. Pritej që nga këto tri ndeshje të krijohej një ide për formacioni­n apo grupin që do të grumbulloh­et në Europian, edhe pse duket që gjërat vazhdojnë të jenë ende në ajër. Vetëm katër futbollist­ë kanë qenë titullarë në të tria ndeshjet: Unai Simon, Erik Garsia, Ferran Torres dhe Alvaro Morata. Dy herë titullarë kanë qenë Jorente, Alba, Buskets, Koke, Pedri dhe Dani Olmo. Vetëm një ndeshje si titullarë ishin Ramos, Injigo Martinez, Diego Jorente, Pedro Porro, Fabian, Gaja, Rodri, Kanales dhe Brajan Gil. Të dhënat janë të qarta se Luis Enrike kërkon gjithmonë ndryshimin dhe nuk ka probleme për të bërë "shpikje" me kombëtaren spanjolle. Ai ka përdorur 58 futbollist­ë në 20 ndeshje (22 debutues). Për të krahasuar Luis Aragonesin, atij iu deshën 54 ndeshje për të përdorur 58 futbollist­ë. Enrike ka thënë se lista e tij do të përbëhet nga këta futbollist­ë, por edhe nga 10 të tjerë që do të shihen për ecurinë e tyre në këtë fund sezoni.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania