Panorama Sport (Albania)

Jogi, tani çdo gjë ka marrë fund

-

Largimi i Joakim Lëvit nga Gjermania është një gjë e sigurt, por a duhet të kishte ardhur ky largim më përpara? Jogi është një legjendë e gjallë për futbollin gjerman, teksa ka 15 vite në krye të kombëtares. Pika më kulminante në karrierën e tij ishte fitimi i Botërorit në vitin 2014. Shumë lojtarë të talentuar debutuan nën drejtimin e tij, por gjërat ndryshuan shumë shpejt, teksa pas eliminimit të parakohshë­m nga Kupa e Botës në 2018-ën, kritikat vërshuan drejt tij. Vetëm pak ditë më parë, Lëv tha me fjalët e tij që do të largohej nga drejtimi i kombëtares gjermane pas përfundimi­t të Europianit, edhe pse kontrata e tij ishte parashikua­r për të përfunduar pas Botërorit të Katarit. Megjithatë, Lëv mendon se ka dhënë gjithçka dhe tani është koha për t'u larguar. Humbja e së mërkurës ndaj Maqedonisë së Veriut është e vështirë për t'u kapërdirë nga tifozët gjermanë të cilët janë të pakënaqur nga trajneri. Në një sondazh të bërë nga "Sky", shumica e tyre kërkojnë që ai të largohet para se të nisë Kampionati Europian.

PRO DHE KUNDËR

Largimi i tij para turneut veror ka shumë pak gjasa që të ndodhë. Federata Gjermane e Futbollit vështirë se mund ta pranojë diçka të tillë vetëm 2 muaj para startit të Europianit. Rreziku për një dështim do të ishte i madh pasi skuadra mund të humbasë ekuilibrat. Kjo është skuadër e ndërtuar nga Joakim Lëv, pasardhësi i tij do ta kishte shumë të vështirë për t'i zbatuar idetë e tij në një kohë kaq të shkurtër. Megjithatë, shumë njerëz janë të bindur që nëse do të vendosej për një largim të Lëv, i vetmi kandidat i mundshëm dhe bindës për të zënë vendin e tij do të ishte Hansi Flik. Ky i fundit e njeh mirë ambientin në DFB dhe stërvit shumë prej titullarëv­e të Gjermanisë në skuadrën e Bajernit. Gjithsesi, largimi i Flikut nga kampionët e Gjermanisë ka shumë pak gjasa që të ndodhë para se të nisë Europiani pasi Bajerni do të ishte në kulmin e sezonit dhe kjo do të refuzohej menjëherë nga drejtuesit bavarez.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania