Panorama Sport (Albania)

Shansi i fundit, Skënderbeu rikthen rikthen sytë sytë nga nga Ridvan Ridvan Bode Bode

Nëse ai fiton gjyqin në Zvicër, klubi do ta përdorë si precedent

- JORGIS MEMO

Aka shpëtim për Skënderbeu­n tani që e ka humbur gjyqin në të gjitha shkallët pas dënimit të UEFA-S me 10 vite mospjesëma­rrje në Europë dhe 1 milion euro gjobë për trukime ndeshjesh? Është një pyetje që stërmundon tifozët fanatikë të skuadrës korçare, por jo vetëm. Është një çështje pra që prek direkt edhe futbollin shqiptar... Skënderbeu është skuadra që dominoi futbollin tonë në dekadën e fundit dhe jo vetëm që bëri histori në Europë apo me 7 titujt e fituar, por edhe sepse për fat të keq u shndërrua në klubin më të dënuar në planet sa u përket trukimeve të ndeshjeve. Bardhekuqt­ë e humbën gjyqin në KAS me UEFA-N dhe më pas edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës. Po tani?

Tani shtrohen disa mundësi të tjera, që gazeta “Panorama Sport” ua tregon ....

1) Skënderbeu shlyen dënimin duke siguruar 10 vite pjesëmarrj­en në Europë dhe paguan gjobën 1 milion euro. Utopike si ide...

2) Skënderbeu shpall falimentin, humb zyrtarisht 8 titujt që ka fituar, humb edhe koeficient­in e lartë që ka në Europë, duke krijuar një skuadër të re në Korçë dhe nis një rrugëtim nga e para. (Mbetet ende si mundësi në tavolinë).

3) Skënderbeu e çon çështjen sërish në UEFA, por këtë herë në kongres (i radhës më 20 prill 2021 në Zvicër). Sipas nenit 13, pika (m) e statutit të UEFA-S “kongresi ka fuqinë të pezullojë ose të anulojë pjesën e mbetur të një vendimi disiplinor për një anëtar të UEFAS (federatë), anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-S, ose të një anëtari tjetër...”. Pra, një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFAS ka të drejtën të propozojë në rendin e ditës në kongres një pikë ku të kërkojë amnisti për një klub, shoqatë, apo edhe sportist. Në këtë rast hyn në lojë Armand Duka, president i FSHF-SË, njëherazi edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-S, i cili mund të propozojë në kongresin e radhës më 20 prill, që Skënderbeu të amnistohet. Nga 10 vite dënim, të reduktohet minimalish­t në 5 vite. Një skenar i mrekullues­hëm, duke qenë se deri tani klubi korçar i ka shlyer tri vite dënim. Nëse realizohet, do të ishte një zgjidhje e mirë, por mbetet për t’u parë nëse Duka do ta marrë këtë nismë apo jo ....

VARIANTI I KATËRT

Është edhe një variant i katërt... Shumë i komplikuar, por Takaj dhe klubi korçar nuk kanë më asgjë për të humbur. Dhe “çelësi” mund të jetë Ridvan Bode. Po, pikërisht ishministr­i i Financave. Le ta sqarojmë me detaje se për çfarë bëhet fjalë.

- Ridvan Bode paditi në policinë e Gjenevës më 26 janar të këtij viti dy ish-inspektorë­t e UEFA-S, Karl Dhont dhe Migel Lietard Fernendez Palacios, që hartuan raportin për Skënderbeu­n. Raport, i cili u mor si referim nga organet e Disiplinës dhe Etikës dhe më pas solli dënimin e klubit shqiptar. Në atë raport përmendej edhe Ridvan Bode si i implikuar. Ish-ministri i Financave së bashku me një biznesmen që dikur ka qenë shumë afër Skënderbeu­t, kanë bërë padi dhe kanë kërkuar dëmshpërbl­im për cenim të imazhit të tyre. Lajmi është publikuar më datë 27 janar 2021 nga media zvicerane “lacote.ch” dhe është pasqyruar edhe në “Panorama Sport” më 28 janar.

Pikërisht ky mund të jetë “çelësi” i një përmbysjej­e të

madhe për Skënderbeu­n. Pse? Sepse në rast se Bode dhe biznesmeni që kanë paditur dy ish-inspektorë­t e UEFA-S ia dalin ta fitojnë këtë betejë juridike në Zvicër, atëherë i hapet drita jeshile Skënderbeu­t që ta përdorë si precedent. Pra, të pretendojë se “nëse Bode dhe biznesmeni shqiptar kanë dalë të pafajshëm nga një raport që i ka akuzuar me pa të drejtë, atëherë edhe Skënderbeu mund të synojë të njëjtën gjë”. E vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur. Parimi i përgjithsh­ëm juridik e mundëson këtë gjë, sepse çdo procedurë arbitrale mund të

rishikohet dhe eventualis­ht të anulohet nëse provohet se është ndërmarrë dhe/ose mbështetur në veprime me natyrë korruptive ose shkelje të natyrës penale sipas ligjit vendas (Zvicra në këtë rast).

KARTAT E SKËNDERBEU­T... Gjithnjë nëse ish-ministri Ridvan Bode fiton gjyqin për prishje imazhi ndaj ish-inspektorë­ve të UEFA-S, atëherë Skënderbeu pritet të “luajë” me “kartën” e provave. E thënë ndryshe: klubi korçar vërtetë është dënuar sportivish­t për trukim, por vendimi ka qenë shumë i përgjithsh­ëm dhe ka penalizuar vetëm klubin.

Skënderbeu­t në këtë rast i lind e drejta të kërkojë prova, duke pretenduar:

- Kush e bëri krimin e trukimit? (Nuk ka asnjë emër konkret në vendimin e argumentua­r...).

- Kush përfitoi financiari­sht ose sportivish­t nga trukimet e Skënderbeu­t? (Nuk ka asnjë emër konkret në vendimin e argumentua­r të Disiplinës dhe Etikës së UEFA-S...).

Prandaj edhe te Skënderbeu po presin në heshtje zhvillimet që kanë të bëjnë me padinë që ka ngritur ish-ministri i Financave dhe biznesmeni shqiptar në Zvicër.

 ??  ?? Presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj dhe ish-ministri Ridvan Bode
Presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj dhe ish-ministri Ridvan Bode
 ??  ?? Faksimile e artikullit të medias “lacote.ch” për padinë e ngritur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ndaj dy ish-zyrtarëve të UEFA-S
Faksimile e artikullit të medias “lacote.ch” për padinë e ngritur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ndaj dy ish-zyrtarëve të UEFA-S
 ??  ?? Faksimile e gazetës “Panorama Sport” më 28 janar 2021, ku raportohet lajmi për padinë e Bodes.
Faksimile e gazetës “Panorama Sport” më 28 janar 2021, ku raportohet lajmi për padinë e Bodes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania