Panorama Sport (Albania)

Çfarë kërkon ish-ministri i Financave

-

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, është paraqitur në Nion të Zvicrës të martën më 26 janar, së bashku me një biznesmen shqiptar. Sipas asaj që kanë raportuar mediat zvicerane më 28 janar, Bode ka bërë kallëzim ndaj dy ish-inspektorë­ve të UEFAS Karl Dhont dhe Migel Lietard Fernendez Palacios për shpifje dhe prishje të imazhit. Portali “lacote.ch” njoftonte se ish-ministri i financave të Shqipërisë dhe një biznesmen, dikur pranë klubit të Skënderbeu­t, të cilët ishin përmendur në raportin e përpiluar nga dy ish-inspektorë­t, kanë ngritur padi në policinë e Nionit kundrejt dy ish-zyrtarëve të UEFA-S që hartuan raportin për akuzat ndaj Skënderbeu­t. Në artikullin e portalit thuhej gjithashtu se ndër pretendime­t e palës shqiptare për dy ish-inspektorë­t ishte shpifja dhe cenimi i imazhit. Sipas të njëjtit burim të lajmit, në rrethana të tilla do të përfshihet edhe UEFA, pasi nëse ish-ministri i Financave dhe biznesmeni shqiptar faktojnë pretendime­t e tyre në procesin gjyqësor, të dy inspektorë­t rrezikojnë të dënohen. “Lacote.ch” nuk ka përmendur as emrin e ish-ministrit të Financave dhe as emrin i biznesmeni­t shqiptar. Gazeta bëri një kërkim në dosjen e hartuar nga dy inspektorë­t e UEFA-S dhe rezultoi se ndër emrat e përmendur në atë dosje figuron ai i Ridvan Bodes, ministër Financash gjatë kohës që Skënderbeu nisi ciklin e vet fitues. “Panorama Sport” u përpoq të kontaktont­e me z.bode dhe për të mësuar diçka më shumë rreth situatës, por ish-ministri nuk preferoi të jepte asnjë koment.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania