Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Ramë aksidental­isht në zonën “play out”

BESËLIDHJA/ Sulmuesi: Nuk jemi mësuar të luajmë për mbijetesë, ky pengu im më i madh

-

Besëlidhja nuk po e përtyp dot rënien në zonën “play out”. Edhe pse e nisën kampionati­n me pretendime të mëdha, për të 13-in sezon radhazi dështuan. Situata nuk mund të ndryshojë më, ndaj në Lezhë po përpiqen të përballen me realitetin. Përgatitje­t po vazhdojnë me ritëm të lartë, ndërsa java e dytë e fazës së tretë i çon në Orikum. Objektivi mbetet vetëm një: fitorja dhe blindimi i kreut të këtij minigrupi. Sigurimi i këtij pozicioni është ngushëllim­i i vetëm për të besuarit e Alban

Brukës. Këtë e pohon edhe sulmuesi Edmond Hoxha, i rikthyer më i fortë pas dëmtimit që e mbajti jashtë për gati dy muaj. Ai po shënon sistematik­isht, duke i dhënë tjetër hov ofensivës. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, kavajasi rrëfen pengun më të madh në këto tri vite që mban veshur fanellën e lezhjanëve. “Pengu më i madhi në këto tri sezone që mbaj veshur fanellën e Besëlidhje­s, është pikërisht zbritja në zonën e ‘play out’-it. Besoja aq shumë që këtë vit do të ngjiteshim dhe ashtu si e nisëm kampionati­n, shanset ishin të mëdha. Tani nuk na mbetet tjetër, veçse të luftojmë për mbijetesë, edhe pse Besëlidhja nuk është mësuar ta përjetojë këtë. Por, tani nuk kemi rrugë tjetër, asgjë nuk mund të ndryshojë. Qëndrimin e kemi të sigurt, por duam që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura për të treguar se këtu jemi aksidental­isht. Ndryshimi i stafit teknik besoj se do të ndikojë mjaft pozitivish­t në suksesin tonë. Nën drejtimin e Alban Brukës, arritëm të fitonim bindshëm ndaj Partizanit B, që ishte edhe starti i fazës së tretë, që luhet me dy zona pretendent­ësh. Fillimi i mbarë gjysma e punës dhe shpresoj që kjo thënie e mençur të jetë realitet për ne. Tani po përgatitem­i seriozisht për ndeshjen e radhës që do ta luajmë në transfertë ndaj Orikut, sfidë që po e vlerësojmë maksimalis­ht pasi duam që të kthehemi vetëm me fitore. I kemi të gjitha mundësitë për këtë”, përfundoi 23-vjeçari. PRENG GJIKOLA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania