Panorama Sport (Albania)

Liga Unike, Goga Basket dhe Ylli në “Final 4”

Ekipi nga Theranda eliminon Prishtinën, më 13-14 prill finalet

- ARTIN LLESHAJ

Pas Pejës dhe Ra hovecit, Liga Unike ka mësuar edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfina­liste, të cilat janë Goga Basket dhe Golden Eagle Ylli. Në derbin e djeshëm mes ekipeve të Superligës shqiptare të zhvilluar në Rahovec, Goga Basket eliminoi Tiranën në çererekfin­ale, duke triumfuar me rezultatin 76-67. Skuadra private nga Durrësi e kontrolloi takimin që nga fillimi e deri në fund, për të marrë një sukses më se të merituar. Në minutat e para të dyja formacione­t u shfaqën jo shumë të sakta në aspektin sulmues, por gradualish­t Goga filloi ta dominojë lojën, për ta fituar periodën e parë 25-12. Bregdetarë­t e nisin furishëm 10minutësh­in e dytë, duke realizuar 8 pikë radhazi për ta thelluar epërsinë në 33-12, ndërsa skuadrat më pas shkojnë në pushim në shifrat 4827 për Gogën. Në pjesën e dytë Tirana ndryshon marsh, luan më mirë si në fazën sulmuese ashtu edhe në mbrojtje, për ta fituar periodën e tretë 26-10, duke e ngushtuar në 5 diferencën e pikëve kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi. Perioda e katërt nisi me 2 pikë të Dokoviç për Gogën, të cilit iu kundërpërg­jigj Vogli më një kosh për 3. Por, më pas skuadra e Melzin Lazimit filloi sërish shkëputjen, ndërsa bardheblut­ë vuajtën zgjedhjet e pakta në bankinë. Kështu fraksioni i fundit fitohet 18-14 nga Goga që vulos takimin në shifra të përgjithsh­me 76-67, për të prerë biletën e gjysmëfina­leve. Në radhët e Gogës lojtari më i mirë ishte Endrit Hysenagoll­i. Ish-qendra e bardhebluv­e regjistroi 15 pikë dhe 8 ribaunde. Te Tirana, Hasani preku dopietë dyshifrore me 12 pikë dhe 10 ribaunde, ndërsa pikëshënue­si më i mirë për kryeqyteta­sit ishte Coco me 15. Për bardheblut­ë vijon të mungojë kapite

ni Gerti Shima, për shkak të një dëmtimi në dorë gjë i ka shkaktuar jo pak probleme trajnerit Erkand Karaj. Në ndeshjen tjetër, Golden Eagle Ylli mposhti Sigal Prishtinën me rezultatin 87-70. Skuadra nga Therenda ishte superiore në të katërta periodat, ku lojtari i ndeshjes ishte Zekiqi, i cili realizoi 23 pikë. Ylli tashmë do të përballet në gjysmëfina­le me Goga Basket, ndërsa sfida tjetër do të jetë mes Pejës dhe Rahovecit. Siç dihet faza “Final 4” do të zhvillohet në datat 13-14 prill në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës, atu ku do të vendoset edhe skuadra kampione e edicionit të parë të Ligës Unike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania