Panorama Sport (Albania)

Qerimaj larg medaljeve në Europian, zhgënjen Godelli

Peqinasi nuk klasifikoh­et në dygarësh, sot radha për Shorajn

- ARTIN LLESHAJ

Shqipëria vijon konkurrimi­n në Ka mpionatin Europian të Peshëngrit­jes që po mbahet në Rusi. Por, nëse në dy daljet e para me Evangjelia Velin dhe Briken Caljen Kombëtarja jonë siguroi medalje, dita e djeshme nuk i justifikoi pritshmëri­të për kuqezinjtë. Erkand Qermiaj dhe Daniel Godelli, të cilët garuan në kategorinë e peshave 81 kg, nuk mundën që t’i afroheshin podiumit. Por, ndërsa shkodrani zhvilloi një garë të kënaqshme, peqinasi nuk mundi të klasifikoh­ej në dygarësh, pasi u tërhoq për shkak të një dëmtimi. Kështu, Qerimaj e përfundoi Europianin në vendin e gashtë në shkëputje, në të 10-in në shtytje për ta mbyllur dygarësh i 9-ti. Ndërsa Godelli pasi dështoi në provën e tij të parë, në të dytën pësoi një dëmtim duke i dhënë fund aventurës së tij në Moskë.

GARA - Erkand Qerimaj garoi në baterinë B të peshave 81 kg. Shkodrani e filloi mirë stilin e shkëputjes, teksa kaloi me sukses provën e parë me 150 kg. Në të dytën ia doli të ngrinte 154 kg, ndërsa e mbylli shkëputjen me 156 kg të ngritura. Me këtë rezultat 32vjeçari u rendit në vend të gjashtë në Europë. Në stilin e shtytjes, Qerimaj kaloi provën e parë më 180 kg, por më pas dështoi në dy tentativat e tjera respektivi­sht me 184 dhe 185 kg, duke e mbyllur shkëputjen në vend të dhjetë. Kështu, me 336 kg gjithsej në dygarësh, shkodrani renditet i nënti në

Kampionati­n Europian. Një rezultat i kënaqshëm ky duke parë që shtangisti vinte pas një dëmtimi në bërryl të pësuar disa javë më parë. Vetë Qerimaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, e konsideroi në paraqitjen e tij të suksesshme. Ndërkohë, për Daniel Godellin ishte një ditë për t’u harruar. 29-vjeçari peqinas dështoi në provën e parë me 152 kg, ashtu sikurse në të dytën, për t’u tërhequr më pas nga gara i dëmtuar, duke mos mundur që të klasifikoh­et dot për në dygarësh. I fundit që ka mbetur për të garuar nga sportistët kuqezinj në Moskë është Krenar Shoraj. Vlonjati do të konkurrojë ditën e sotme në baterinë A të peshave 89 kg, duke shpresuar që t’i shtojë një tjetër medalje Shqipërisë, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë pasi bëhet fjalë për një event ku rivaliteti është shumë i lartë, pasi garojnë më të mirët e kontinenti­t.

 ??  ?? Erkand Qerimaj
Erkand Qerimaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania