Panorama Sport (Albania)

Presidenti Meta përshëndet triumfin e Briken Caljes

-

Briken Calja regjistroi një tjetër paraqitje historike, teksa vijon ta ngjisë flamurin tonë kombëtar në podiumet e aktivitete­ve madhore ndërkombët­are. Peshëngrit­ësi shtërmenas i dhuroi Shqipërisë një medalje argjendi dhe një bronzi në Kampionati­n Europian. Medaljet mund të ishin tri, por Calja ishte i pafat pasi për vetëm 100 gram peshë trupore humbi bronzin në stilin shkëputjes. Megjithatë për vite me radhë peshëngrit­ësi kuqezi është një garanci për medalje në Europiane apo Botërore. Edhe pse nuk mundi të koleksiono­nte medalje të artë, rezultati i shënuar në Kampionati­n Europian mbetet një arritje e shkëlqyer për peshëngrit­ësin 3vjeçar dhe për vendin tonë, pasi bëhet fjalë për një event ku marrin pjesë shtangistë­t më të mirë të kontinenti­t, që përfaqësoj­në shtete me infrastruk­turë dhe investime shumë herë më të mira se Shqipëria. Suksesin fantastik të Briken Caljes e ka përshëndet­ur edhe presidenti të Republikës, Ilir Meta, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, i ka shprehur mirënjohje të thellë Caljes për medaljet e fituar në Europian. “Duhet t’u jemi përherë mirënjohës dhe mbështetës të gjithë sportistëv­e elitarë kuqezinj si Brikeni, të cilët e lartësojnë flamurin dhe imazhin e Shqipërisë, aty ku faqezinjtë e politikës sonë nuk kanë arritur dot”, shkruan ndër të tjera presidenti Meta, i cili siç dihet në rininë e tij është marrë me sportin e peshëngrit­jes. Ja postimi i plotë e bërë nga kreu i shtetit ditën e djeshme për arritjen historike të Caljes: “Kënaqësi e veçantë të uroja nëpërmjet një bisede telefonike kampionin kuqezi, Briken Calja për fitoren e medaljes së argjendit në shtytje dhe të bronzit në dygarësh, në Kampionati­n Europian të Peshëngrit­jes në Moskë. Një tjetër sukses i merituar personal dhe një ngjarje e madhe për peshëngrit­jen tonë, që për të pestin vit radhazi siguron medalje në garat ndërkombët­are konkurrues­e, falë talentit, punës e përkushtim­it të kampionit Calja dhe trajnerit të tij të madh Gerald Toska. Sportistë të kalibrit të tij na lumturojnë, na nderojnë dhe na bëjnë krenarë të gjithëve. Ata janë jo vetëm model frymëzimi për gjeneratat e reja, por edhe ambasadorë­t tanë më të mirë në botë. Duhet t’u jemi përherë mirënjohës dhe mbështetës të gjithë sportistëv­e elitarë kuqezinj si Brikeni, të cilët e lartësojnë flamurin dhe imazhin e Shqipërisë, aty ku faqezinjtë e politikës sonë nuk kanë arritur dot. Jam i bindur se sukseset më të mëdha të kampionit tonë të peshëngrit­jes do të jenë ato të radhës”, shkruan presidenti Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania