Panorama Sport (Albania)

Eliminator­et e Europianit, Shqipëria mundet nga Kroacia

-

Shqipëria e futbollit të sallës ka pësuar humbjen e katërt në grup në ndeshjet e vlefshme për raundin e tretë të eliminator­eve të Kampionati­t Europian “Holandë 2022”. Në ndeshjen e zhvilluar dje në sallën e boshatisur “Feti Borova” në Tiranë, kuqezinjtë e Erind Resulit u mposhtën nga Kroacia me rezultatin 0-3. Kroatët, një ekip me më shumë përvojë dhe kualitet në përbërje, arritën të merrnin një fitore të merituar, që i kualifikon ata në Europian. Me gjithë përpjekjet e shumta për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo përballje, ishte e pamundur ndaj kryesuesve të grupit.

Në minutën e 10-të, kroatët gjetën avantazhin me anë të

Marinoviçi­t. Megjithatë, edhe pse me mungesa të shumta, Shqipëria nuk u dorëzua dhe arriti të ndërtonte disa sulme të rrezikshme, ku në tri raste ishte pranë golit të barazimit. Selmanaj ishte i pafat teksa goditi shtyllën e majtë pingule në të 13-ën, ndërsa më pas u ndal nga pritja e portierit mik, Luketina. Skuadrat shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve me rezultatin

0-1 në favor të miqve. Në fraksionin e dytë, Kroacia përfitoi më së miri në momentin kur portieri kuqezi Kristiano Kardozo ishte i dëmtuar, për të tundur rrjetën dy herë brenda një minute. Fillimisht me Periç në të 28-ën, ndërsa në të 29-ën, Sekuliç vulosi triumfin e kroatëve. Me gjithë dëshirën dhe tentativat e Shqipërisë për të shënuar golin e nderit, rezultati nuk ndryshoi. Në ndeshjen tjetër të Grupit 1, Ukraina mundi në transfertë Danimarkën me rezultatin 4-1. Kujtojmë se për herë të parë në histori Shqipëria mbërrin deri në këtë raund në kualifikue­set e Kampionati­t Europian.

 ??  ??
 ??  ?? Foto: F.H
Foto: F.H

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania