Panorama Sport (Albania)

Shoqata cakton delegatët për zgjedhjet në FSHF

-

Asambleja fundit e FSHF-SË në statutin e ri ka bërë edhe ndryshimet se si do të jetë përfaqësia në zgjedhjet e radhës në FSHF. Megjithëse statuti i ri me ndryshimet e bëra nuk është miratuar ende nga ministria e linjës, në Shkodër, Shoqata Rajonale ka zhvilluar mbledhjen me të gjithë anëtarët duke caktuar dhe delegatët në asamblenë e ardhshme të FSHF-SË. MBLEDHJA – “Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi mbledhje me të gjithë anëtarët për të miratuar statutin e ri, zgjedhur delegatët që do ta përfaqësoj­në në asamblenë e FSHF dhe pranimin e anëtarëve të rinj. Përveç anëtarëve të shoqatës i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe presidenti i FSHF-SË, Armand Duka, i cili në fjalën e tij përshëndet­ëse theksoi se Federata e Futbollit përmes iniciativa­ve të saj do të vijojë të mbështesë futbollin amator me financime dhe projekte infrastruk­turore. Objektivi është që secila SHRF të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në çdo rajon. Duka nënvizoi se ndryshimet statutore të dhjetorit të kaluar synojnë balancimin e aktorëve pjesëmarrë­s në asamblenë e futbollit, përfaqësim­in në mënyrë të barabartë të futbolli profesioni­st dhe atij amator me synimin që gjithkush që luan futboll në Shqipëri, djem dhe vajza, të jetë i përfaqësua­r”, njoftoi FSHF.

ANËTARËT - Anëtarët e rinj në këtë shoqatë janë KF Tërbuni, KSSH Veleçiku, Sh. e Futbollist­ëve ADA dhe akademia e KF Vllaznia. Më tej, u kalua në shqyrtimin dhe miratimin e projektsta­tutit të ri të shoqatës. Në fund, u zgjodhën tre delegatët që do të përfaqësoj­në shoqatën në asamblenë e përgjithsh­me të FSHF-SË: Alfred Pjetri, Brikeno Bizi dhe Ferid Borshi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania